22.8 C
New York
September 28, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Tomë Gashi tallet me Milaim Zekën, publikon një video që ia zbulon rrenat “znaqkës”

Avokati Tomë Gashi, gjatë ditës së sotme është tallur me Milaim Zekën, ku i referohet me emrin e ri “Znaqk”.

Dihet mirë se ishte i pari ish-shefi i SHIK-ut dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që i është referuar me këtë emër Zekës.

E sot, avokati Gashi, ka publikuar një video ku duket qartë se Milaim Zeka nuk i mban premtimet e tij.

“ZNAQKA GJITHEMONE E MBAN PREMTIMIN!

E në këtë video, shihet edhe boksi që ia ka dhënë Frashër Krasniqi Milaim Zekës në një studio televizive.

Mirëpo, Zeka për atë boks që e ka “hangar” kurrë nuk ka reaguar ndaj Frashërit, madje ka thënë disa herë se “mua nuk më ka ra Frashëri por Albin Kurti”.

Me këtë Zeka është munduar të ia gjuan fajin Albin Kurtit edhe pse ai nuk ishte në atë debat televiziv.

Gënjeshtrat e Zekës po i demanton me fakte edhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Si duket fundi politik i Milaim Zekës është më afër ngase mendohet, pasi intrigat e tij më nuk po pinë ujë askund.

Ndoshta është mësuar me këtë lojë, por që më në fund dallaveret dhe gënjeshtrat e tij po dalin në sipërfaqe.

 

Related posts

Ja me cka po i shërojnë spitalet e New York pacientët me koronavirus

dardanianews

Komentatori skandaloz, Kosta Grillo: Jam me Zvezdën, tifozët e Tiranës janë kundër Edi Ramës

dardanianews

Shkoi në polici për të raportuar dhunën në familje, aktivistja Aliu refuzohet për shkak të veshjes

dardanianews

Leave a Comment