14.3 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Vjen “kërcënimi” për ministren e LDK-së: Tërheqje ose dorëheqje

Shoqëria civile dhe organizatat studentore kanë kërkuar nga Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami që ta anulojë vendimin e saj për emërimin e 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Pavarësisht kërkesës, ajo nuk e ka tërhequr vendimin, por është “kërcënuar” nga drejtori i ORCA, Rron Gjinovci, i cili në Facebook ka kërkuar tërheqjen ose dorëheqjen e saj.

Ministrja Bajrami të mërkurën ka shkarkuar 3 anëtarët e Këshillit, Ujkan Bajrën, Fadil Osmanin dhe Drita Shoshin, me arsyetimin se Këshilli ka dështuar t’i kryejë detyrat e tij. Në vend të tyre ka emëruar Mentor Gecin, Fisnik Reçicën e Muharrem Bajramin. Dy të parët punojnë në kolegje private.

Related posts

Zyrtari i VV-së: Donald Trump shkarkon Grenellin nga dialogu Kosovë-Serbi, e vendos Redclif-in

dardanianews

Kosova drejt fitores së ‘luftës’ me koronavirus

dardanianews

Fushatë e madhe e një grupi marksist e familjarëve të LVV’së kundër Isa Mustafës

dardanianews

Leave a Comment