14.1 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Vuhani merr vendimin pasi infektoi botën: Nuk do të konsumohen më kafshët e egra

Autoritetet në Vuhan kanë zgjeruan ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra duke përfshirë në këtë rregull të ri dhe gjuetinë dhe konsumimin e tyre.

Tashmë në Wuhan, sipas faqes zyrtare të qeverisë, nuk do të lejohet konsumimi i çfarëdo lloj kafshe, përfshirë ato ujore, që janë në listën e të rrezikuarve.

Masat u vendosën pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit, e cila i regjistroi rastet e para pikërisht në Wuhan dhe autoritetet bënë përgjegjëse fillimisht një treg që shiste kafshë të egra. Në janar, në të gjithë Kinën u vendos një ndalim i tregtisë së këtyre kafshëve, ashtu siç ndodhi gjatë virusit Sars.

Ekzaktësisht ende nuk dihet origjina e koronavirusit të ri, por provat na çojnë drejt përfundimit se mund të ketë ardhur nga një kafshë.

Related posts

Lajm i rëndë për botën e sportit: Vritet në luftime futbollisti armen

dardanianews

Nuk e kishte vërejtur, surfisti sulmohet nga peshkaqeni, ndërron jetë në vend

dardanianews

Sondazhi i gazetës The Guardian: Joe Biden shënon epërsi rekorde ndaj Trumpit

dardanianews

Leave a Comment