21.7 C
New York
September 30, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Një kishë në Berlin mirëpret myslimanët

Xhamitë e mbyllura nuk i kanë ndaluar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet gjatë muajit të Ramazanit. Një kishë në Berlin ka vendosur në dispozicion mjediset e saj për besimtarë myslimanë që e kanë të pamundur të shkojnë në xhami. Objektet fetare janë rihapur nga 4 maji, por numri i besimtarëve brenda tyre është i kufizuar.

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur bepsimtarë myslimanë që e kanë të pamundur të shkojnë në xhami për shkak të masave kufizuese dhe distancimit fizik në fuqi kundër përhapjes së koronavirusit.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë, por tani ajo mund të pranojë vetëm 50 vetë, pasi Gjermania po zbaton masa të forta izolimi, me qëllim të pengimin e përhapjes së koronavirusit.

“Unë mendoj se ajo që po ndodh këtu është një bekim. Mbi të gjitha është prekëse. Kam marrë pjesë gjatë lutjes, si dhe në kohën time të lirë, kam mbajtur një fjalim në gjermanisht. Është shumë e bukur ajo që po ndodh,” thotë pastroja Monika Matthias.

Ndërkohë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke iu mundësuar besimtarëve myslimanë hapësirë që të luten si në gjuhën arabe dhe gjermane.

“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim për Ramazan dhe sidomos në mes të krizës. Kjo pandemi na ka bërë një komunitet të fortë. Krizat i bashkojnë njerëzit,” thotë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave.

 

Related posts

Edi Rama merret përsëri me Rron Gjinovcin, ja çka i përmend

dardanianews

Lajmi i fundit: LDK’ja inicion mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

dardanianews

Leave a Comment