14.1 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

LAJMI MË I MIRË: Kosova shënon ditën e parë pa asnjë rast me COVID-19

Po Sot nga IKSHP u realizuan 138 testime të qytetarëve tanë. Rezultati që morëm sot është 0 raste pozitive.

Sot pra me 24 maj është dita e parë pas 13 marsit, kur rezultuan rastet e para me COVID-19, ku nuk rezulton asnjë i infektuar nga testimi.

Forca e madhe e vullnetit tuaj vajza e djem, burra e gra, mjeke e mjekë, infermiere e infermierë, policë e police, inspektore e inspektorë, e bëri të mundur këtë rezultat.

Kordinimi me Kryetarët e Komunave dhe degëve të Institutit e laboratorit, përkushtimi i vullnetarëve dhe vigjilenca e Klinikës infektive në trajtimin e rasteve e vendos Republikën e Kosovës në një situatë shpresëdhënëse përballë virusit. Si në të gjitha vendet, edhe ne jemi futur në një normalitet të ri me të cilin duhet të mësohemi.

Distanca fizike, përdorimi i maskave, shmangja e tubimeve, janë të domosdoshme që ta fitojmë këtë betejë.

Çdo shkujdesje, shpërqendrim apo relaksim dhe kthim në zakonet si para virusit mund të na kushton, madje edhe rëndë. Në anën tjetër për këta muaj, përmes fondeve të Qeverisë, ndihmës nga miqtë tanë, disporës e shumë organizatave kemi siguruar dhe po sigurojmë mjete të mjaftueshme dhe të domosdoshme për mbrojtje dhe rritje të kapaciteteve tona. Vepruam bashkë dhe po fitojmë bashkë. Të vazhdojmë të kujdesemi bashkë.

Related posts

Pamje të reja të automjeteve me plot serb që hyn sot në Kosovë

dardanianews

Ja cilat janë grupmoshat më të rrezikuara nga Covid-19

dardanianews

Shpërthen votuesi i LDK-së: Vjosë, haram të koftë vota ime që po ia bën argatin Al Binit!

dardanianews

Leave a Comment