17.1 C
New York
October 20, 2020
DardaniaNews
Lajme Showbiz

Vazhdon përplasja për serialin ‘Çka ka shpija’, aktori Rafuna i përgjigjet këshilltarit të Albin Kurtit

Aktori dhe skenaristi i  serialit ‘Çka ka shpija’, Naser Rafuna, i është përgjigjur Luan Dalipit, këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, pasi që ky i fundit pati disa kritika drejtuar serialit që transmetohet në televizionin publik, raporton Gazeta Express.

Rafuna ka komentuar në statusin që mbrëmë ka publikuar Dalipi në Facebook, duke kërkuar nga i njëjti të mos e kritikojë artin.

“I nderuar, unë jam Naser Rafuna dhe luaj ne këtë serial. Rastësisht pak me pare me lajmëruan për statusin tuaj dhe tash edhe e morra vesh se kush je, ngase çështjet politike e aq me pak pozitat politike, si aktor me interesojnë vetëm ne pikat “tallëse -humoristike” e dimë qe e bëjmë mire, prandaj te sugjeroj: mos u bo personazh 😉.”, ka shkruar ai.

Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush.

Dalipit për kritikën ndaj serialit dje i ka reaguar edhe ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, duke i thënë se secili injorant idiot nuk mund të tregojë se cka është e edukuese për transmetim dhe cka nuk është.

“Nje episode i arrin afer 4 milione shikime! A eshte edukuese a jo, jane matjet e opininonit pubik që tregojnë, e jo secili injorant idiot që del e shet mend cka është edukuese e çka jo! Nëse fëmijët tuaj e pëlqejnë shumë, e prindërit jo, problemi është te prindërit e jo te fëmijët! Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, e prindërit janë e kaluara prezente, fatkeqësisht! Komedia sa e di unë e ka për qëllim me u tall (përqesh) me realitetin, o insan! Çdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokarcisë, apo jo?!!!”, shkroi Shala./Gazehttps://

www.facebook.com/luan.dalipi.7/posts/10223774741855823taExpress/

 

Related posts

Kuvendi voton në shqyrtim të parë projektligjin për luftimin e koronavirusit

dardanianews

Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova “befason“me deklaratë për Hashim Thaçin

dardanianews

Kompania e sondazheve në Kosovë, publikon sondazhin e ri, ja çfarë përkrahje ka Vetëvendosje

dardanianews

Leave a Comment