6 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Kinematografi

Kur pritet të lansohet “Extraction 2”, detajet rreth pjesë së dytë

Filmi i ri i Chris Hemsworth “Extraction” ka qenë një hit masiv pas publikimit të saj në prill të këtij viti.

Filmi është një triller absolut i mbushur me aksion me producentë vëllezërit Russo, transmeton Indeksonline

Filmi ka qenë një hit më i madh se sa u parashikua, dhe së shpejti do të kthehet në filmin më të shikuar në Netflix.

Suksesi i pjesës së parë ka ngritur te fansat pyetjet për një vazhdim. Dhe lajmi i mirë është se vëllezërit Russo e kanë konfirmuar atë.

Po, do të ketë një pjesë tjetër të “Extraction” dhe ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë! Kompania e prodhimit të Russo Brothers, AGBO, tani është e zënë duke punuar në vazhdimin”, u shprehen ata.

Puna për këstin e dytë ka filluar së fundmi. Filmi është në fazat e para të zhvillimit. Prandaj, asgjë nuk mund të konfirmohet për datën e publikimit të filmit për tani. Joe Russo tashmë ka filluar të punojë në skenarin e vazhdimit.

Sidoqoftë, duke u nisur nga modeli i punës së bërë dhe publikimi i pjesës së parë, ardhja e filmit të ri do të zgjasë shumë. Një arsye tjetër pse mund të ketë vonesë është sepse puna që po ndërpritet për shkak të Covid-19. Sidoqoftë, sipas azhurnimeve dhe njoftimeve të deritanishme, Netflix mund të lëshojë “Extraction 2” diku rreth verës së vitit 2022.

Anthony dhe Joe Russo poashtu kanë konfirmuar rikthimin e Hemsworth si Tyler Rake për vazhdimin e dytë.

Puna për skenarin dhe filmin është ende në fazat e hershme. Prandaj, nuk mund të thuhet shumë për komplotin e vazhdimit të ardhshëm, tregimi mund të zhvendoset më thellë te personazhet dhe ajo që rezultoi në ngjarjet e pjesës së parë. Vazhdimi ka të ngjarë të eksplorojë tregimet dhe jetën e disa personazheve të filmit.

Dhe duke u nisur nga fakti se “Extraction” ka qenë një hit tifozët  shpresojnë që vazhdimi të jetë i njëjtë!/Indeksonline/

 

 

Related posts

Vjen filmi i parë për Ilirët, bashkëpunim mes Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë

dardanianews

Leave a Comment