7.7 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Prokuroria nis hetimet ndaj Kurtit, Sveçlës dhe Abazit për hyrje në dhomën e përgjimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë gjatë një debati televiziv tha se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë hyrë jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka thënë se kanë nisur hetimet për rastin duke deklaruar se janë në fazën e grumbullimit të informacioneve për të vërtetuar nëse ka elemente të veprës penale.

“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë Prokuroria Speciale në lidhje me pyetjen se a ka nisur Prokuroria hetimet për rastin e “dhomës së përgjimeve”.

Në anë tjetër, ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se vizita e Kryeministrit në detyrë së bashku me vartësit e tij në Telekom ka ndodhur pas shkarkimit të tij nga posti i Kryeshefit.

Istefi tha se shkarkimi i tij nga Bordi i ri i kësaj ndërmarrje është bërë me shkas në mënyrë që në Telekom të hyjnë njerëz pa procedura ligjore.

“Fatkeqësisht Kryeministri, ministri i Brendshëm në detyrë, kanë ardhur në Telekom pasi që jam shkarkuar unë dhe jo rastësisht ka ndodhur edhe shkarkimi si pasojë në mënyrë që të vendoset dikush që i bindet urdhrave politikë, që të hyjnë dhe dalin pa asnjë procedurë ligjore. Në atë dhomë me përjashtim të Kryeprokurorit të Shtetit, as zyrtarë e as unë si Kryeshef nuk e a kam vizituar atë dhomë, as Kryeministri e as ndonjë ministër nuk ka të drejtë të futet në dhomën ku është serveri që i suporton organet e rendit, shkelësit e ligjit që të përgjohen”, tha Istrefi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot gjatë një konference për medie, akuzat e Presidentit lidhur me dhomën e përgjimeve i quajti gënjeshtra.

Related posts

Nuk mund të ‘përmbahet’ Haki Abazi, e akuzon rëndë LDK-në: Tash e kuptova pse nuk është zbardhur as edhe një vrasje e zyrtarëve të kësaj partie

dardanianews

Publikohet videoja ku dëgjohet përkthyesja e Kuvendit duke lëshuar zëra të çuditshëm dhe dyshues

dardanianews

Çka ndodhi me ish-punëtorin që i denoncoi Ramush e Daut Haradinajn për rrahje

dardanianews