11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Lajme

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz

 

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reagur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.

Ai e ka quajtur skandaloz këtë vendim, i cili sapo është publikuar.

“Ky është një vendim skandaloz i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Gjykata Kushteuese ka dhënë vendimin final në lidhje me dekretin e Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit në postin e Kryeministrit.

Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses:“Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.”

Related posts

Zyrtari i LDK-së mbledh rreth 30 persona për Iftar, policia i ndërhyn në shtëpi

dardanianews

Serbia ndalon me ligj përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në Preshevë

dardanianews

Ish e dashura e reperit shqiptar: 70% e ministrave paguajnë deri në 2 mijë euro për një marrëdhënie

dardanianews