20.6 C
New York
September 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Militanti i VV’së bën thirrje që të digjen zyra e Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese

Një aktivist i Vetëvendosjes, përmes rrjeteve sociale, ka kërcënuar me kallje të zyrës së presidentit Hashim Thaçi.

Ky kërcënim ka ardhur sot, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit për formimin e qeverisë së re.

Aktivisti në profilin e tij ka të shkruar titullin drejtor dhe në bazë të fotografive shihet se është përkrahës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Ai ka shkuar aq larg sa që publikisht ka kërcënuar me kalljen e zyres së presidentit Thaçi dhe atë të Gjykatës Kushtetuese.

Madje, ai ka publikuar edhe një foto ilustrim se si do të duket zjarri nga ky veprim i turpshëm.

“Më në fund erdhi dita populli me e kall zyrën e presidentit Thaçi dhe Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama. Nëse populli së bënë këtë gjë, atëherë jemi njerëzimi më analfabet, më frikacak, më tradhëtar e më i korruptuar në Ballkan” shkruan Gëzim Murati në mesazhin kërcënues.

Related posts

Masa të reja kufizuese dhe ndëshkuese Kundër Përhapjes Së Koronavirusit

dardanianews

Arban Abrashi flet për kundërshtimet e Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit për Qeverinë Hoti

dardanianews

Arrestimet nga Specialja, vjen reagimi nga Donika Gërvalla, publikon një foto të zyrtarëve të vrarë të LDK-së – jep një premtim të madh

dardanianews

Leave a Comment