5.2 C
New York
January 15, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Tronditje në koalicionin Hoti – deputeti i NISMA-së kundër

Haxhi Shala, deputet nga NISMA Socialdemokratke, ka thënë se ai ende nuk ka vendosur në lidhje me votën e tij për Qeverinë Hoti, shkruan Gazeta Insajderi.

Shala, në Dukagjini, ka thënë se janë disa arsye që nuk ka ende vendim, por që njëherë për njëherë vota e tij është kundër.

“E vërteta është kjo që po e thua ti, unë ende nuk kam vendosur për ta votuar këtë Qeveri. Mbetet nesër të shihet se si do të rrjedhin gjëra, po deri tani jam kundër. Janë arsye tona, nesër e kuptoni më gjerësisht, ose ditën e konsolidimit të qeverisë”, ka theksuar Shala.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate, për formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti më 25 mars.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Pas kësaj hapet rruga për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.

LDK ndërkaq ka paralajmëruar për nesër mbajtjen e takimit të kryesisë së partisë, pas së cilës kryetari Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.
Kushtetuesja më 28 maj vendosi në favor të dekretit të presidentit./ Insajderi.org

Related posts

Djali i Tomë Gashit sulmon fizikisht Frashër Krasniqin, thotë zyrtarja e PSD-së

dardanianews

PDK e Vetëvendosje bëhen bashkë, nuk e votojnë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare!

dardanianews

“Ai përdhunoi edhe 2 shoqet e mia” 15 vjeçarja e dhunuar rrëfen detaje të rënda

dardanianews