5.3 C
New York
January 16, 2021
DardaniaNews
Lajme

Ky është gazetari i guximshëm që nuk iu frikësua truprojave të Thaçit

Fotoreporterët janë pjesë e pandashme e gazetarisë në botë por edhe te ne. Nuk thuhet rastësisht se në shumë raste, një fotografi është më e fuqishme se njëmijë fjalë. Fotografia dhe pamjet e bëjnë tekstin të besueshëm dhe është fakt i pamohueshëm se diçka ka ndodhur.

Një pamje të tillë ka sjellur sot fotoreporteri i IndeksOnline, Jeton Sopa, i cili përmes videos të sotit shpërfaqi atë që më së paku mund ta quajmë demokraci dhe liri të fjalës.

Sopa ishte duke përcjellur konferencës e presidentit Thaçi, por ajo që i tërheqi vëmendjen ishte edhe me më rëndësi: dhuna që po zhvillohej ndaj një aktivisti – pikërisht nga truprojat e presidentit.

Sopa ngjarje të tilla kap shpesh, e njëra ndër to është ngjarja e dy viteve më parë në veri të Mitrovicës. Ai së bashku me kolegun e tij, fotoreporterin e mirënjohur Blerim Uka, ishin sulmuar gjatë raportimit nga huliganët serb.

Edhe aty, edhe pse në momente të vështira dhe ndoshta kërcënuese për jetë, ai nuk lëshon aparatin, duke kërkuar ndihmë për kolegun dhe të në njejtën kohë mundohet të paraqes skenën dramatike.

Një fakt tjetër për t’u vlerësuar mjaft shumë është edhe kontributi i tij në luftën për çlirim ndaj Serbisë, ku ishte pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Ndonëse me një rrogë mesatare, ai refuzon dhe vazhdon mos ta marr pagën e veteranit gjë për të cilin sic thotë edhe ai vet “e refuzoj sepse ndjej se e kam pasur obligim”.

Zhgënjimi i madh i tij për kastën politike në Kosovë shpërfaqet edhe në rrjetin e tij social Facebook, ku nuk mungojnë kritikat dhe mllefi, sidomos për ata që e kanë “bërë” luftën.

Related posts

Lushtaku: Grupet e para të UÇK-së në Shqipëri i dërgoi për stërvitje Qeveria e Bukoshit

dardanianews

Rron Gjiovci e quan patetike konferencën e sotme të Albin Kurtit

dardanianews

‘Zhduket’ Koronavirusi në këtë shtet të Botës, nis jeta normale

dardanianews