11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Lajme

Mësohet personi që bindi Haxhi Shalën ta votojë Qeverinë Hoti

Deputeti Haxhi Shala kishte deklaruar ditëve të fundit që nuk do ta votonte qeverinë e cila mori sot besimin në Kuvendin e Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai kishte dhënë arsye të ndryshme pse nuk do ta votonte këtë qeveri, por në fund dha edhe votën e tij. Fillimisht Shala kishte përmendur nepotizmin nga kryetari i partisë së tij, Nisma Socialdemokrate, FatmiR Limaj. E më pas ai kishte thënë se fati i votës së tij varet me cilësinë e programit qeveritar, veçanërisht për sektorin e arsimit.

Por, kur erdhi momenti i votimit, Shala me votën e tij ishte vendimtar që Avdullah Hoti të zgjidhej kryeministër. Ai dha votën e 61’të për Hotin në krye të ekzekutivit.

Ndryshimi i qëndrimit të tij për votën mori po ashtu jehonë. Ishin të shumtë zërat që komentuan arsyet e luhatjes së Shalës brenda një kohe të shkurtër.

Kungulli përmes lidhjeve të tij ka marrë vesh se personi që bindi Shalën për votën pro Hotit ishte Angjelina Shala, personi me të cilën zoti Shala për kohë të gjatë kishte aferë jashtëmartesore.

Sidoqoftë, as zonja Shala e as vetë deputeti nuk kanë pranuar të tregojnë të vërteten rreth këtij misteri./kungulli.com/

 

 

Related posts

Tashmë ky është kandidati i LDK-së për kryeminister

dardanianews

kjo figurë publike ka dalë në krahë të Thaçit

dardanianews

Përplasen për një shkrim, Astrit Gashi paralajmëron padi ndaj Glauk Konjufcës

dardanianews