10.4 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Ekonomi Lajme

Rrëfehet klienti: Kështu më plaçkiti banka në kohë pandemie

Emisioni “Expose”, ka realizuar dokumentar për dukurinë e shtyerjes së kredive në kohë pandemie në Kosovë, ku ka pasqyruar ankesat e qytetarëve për siç thonë ata mashtrimet që u janë bërë nga banka të ndryshme në vend, shkruan Gazeta Blic.

Në këtë dokumentar, ekskluzivisht ka folur një klient i një banke në vend, ku ka rrëfyer mashtrimin që i është bërë atij.

Në intervistën e tij në kushte anonimiteti për “Expose”, thotë se pas kërkesën në bankë për shtyrje të kredisë, konform vendimit të Bankës Qendrore, dhe aprovimit nga ana e saj, pas një kohe është njoftuar nga banka se duhet të paguajë një këst shtesë prej 170 euro për shkak të kësaj shtyrje.

“Gjatë këtij viti e kam marrë një kredi në një bankë. Kam qenë tu punu dhe kam mëndu që do ia dalë me pagesat. Por, për shkak të pandemisë, u prekëm na sektori privat, ku mbetëm pa punë. E pamë në media që që Banka Qendrore ka vendosur ta shtyjë kredinë. E bërë kërkesën me arsyetimin se kisha mbetur pa punë. Banka e aprovoi kërkesën time, dhe pas një kohe, më lajmëruan nga banka se tash unë duhet të paguajë 120 euro më shumë për shkak se e kam shtyrë pagesën. Kjo është një plaçkë me letra, sepse është e padrejtë. Shteti duhet të ndërhyjë dhe mos të lejohet një gjë e tillë”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=270866654274853

www.facebook.com/watch/?v=270866654274853

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazetablic%2Fvideos%2F270866654274853%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

Related posts

Shikoni si i sulen qentë endacak kësaj femre në Prishtinë, shpëtohet nga shoferët

dardanianews

Gani Geci: Gjatë luftës hajnat e UÇK-së e arrestuan patriotin më të madh në Drenicë, pas lufte e gjuajtën me vra por… ja emrin

dardanianews

Tomë Gashi tallet me Milaim Zekën, publikon një video që ia zbulon rrenat “znaqkës”

dardanianews