16.8 C
New York
October 21, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Rakiq dhe Jevtiq votojnë kundër programit të qeverisë së re

Në mbledhjen e parë të rregullt, Qeveria e re e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Për këtë program të gjithë ministrat tjerë votuan pro, përveç zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, që votuan kundër.

Rakiq që është kryetar i Listës Serbe derisa Dalibor Jevtiq nënkryetar, kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa kjo parti është kritikuar për mos publikimin e marrëveshjes. Sidoqoftë, kjo marrëveshje koalicioni u bë publike në ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Në këtë marrëveshje thuhet se të dy palët janë pajtuar për heqjen e pengesave dhe vazhdimin e dialogut.

Nga Lista Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket vendimit për reciprocitetin, që është vendosur me anë të një vendimi nga Qeveria në krye me Albin Kurtin.

Related posts

Shoferi i Gani Thaçit, i arrestuar për 113 kg drogë, bëhet këshilltar i ministrit të Drejtësisë

dardanianews

Kelmendi paralajmëron nga SHBA-ja: Nesër nënshkruhet marrëveshja finale, Trump pjesë e takimit!

dardanianews

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews

Leave a Comment