18 C
New York
September 25, 2020
DardaniaNews
Kronika e zezë

Rrahje masive ndërmjet bandave serbe në veri

Një rrahje masive mes dy bandave ‘KM-Firm’ nga veriu i Mitrovicës dhe ‘Delije’ nga Zveçani, ka ndodhur të premten pas mesnatës në rrugën “Mbreti Petër”, në veri të Mitrovicës, ku janë përdorur armë të ftohta, mjete të forta dhe gurë, ndërsa shumë prej pjesëmarrësve janë lënduar, disa prej të cilëve kanë kërkuar trajtim në spital.

Në vendin e ngjarjes janë parë numër i madh i policëve, duke përfshirë edhe pjesëtarë të NJRSH-së, si dhe autoambulanca nga spitali i veriut të Mitrovicës.

Burime të kp-it, bëjnë të ditur se sherri ka nisur fillimisht rreth orës 01:00 pas mesnatës në restorantin ‘Knez’, tek shëtitorja, pronar i së cilës është Radosha Petroviq, ndërsa ndjekja dhe rrahja e grupeve të të rinjëve ka vazhduar edhe në lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, autorët e këtij incidenti janë vëllezërit Danijell dhe Marko Gjukiq nga Zveçani, të njohur si narko-bosë në veri.

“Incidentin e kanë shkaktuar vëllezërit Gjukiq. Udhëheqin drogën në veri, ndërsa kanë vuajtur burg vitin e kaluar në Kralevë, pikërisht për shkak të punëve të tyre të pista. Markon policia ka arritur ta arrestojë mbrëmë pas incidentit, ndërsa Daki është në arrati”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se falë njësiteve policore të stacionineve veri i Mitrovicës dhe atij Zveçan, të cilët janë vënë shumë shpejtë në kryerje të detyrës për të parandaluar eskalimin e situatës, është evituar ndonjë viktimë.

Dyshohet se motivi i mundshëm i kësaj rrahje është konflikti i interesit mes grupeve.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar ngjarjen.

“Nuk kemi informacione për grupe. Rrahja ka qenë masive, ndërsa policia ka reaguar menjëherë. Një polic ka marrë lëndime të lehta trupore. Personi me inicialet M.Gj. është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi për 48 orë. Hetimet vazhdojnë”, ka thënë shkurt togeri Radoviq.
Image

Personat e perfshire

Related posts

E dhimbshme: Në Natën e Kadrit vdes i riu nga Skenderaj, ishte mësimdhënës

dardanianews

20 vjeçarja në Prishtinë kërcen nga kati i 4-të, vdes nga plagët në QKUK

dardanianews

SKËNDERAJ, BURRI THER SË PAKU 10 HERË ME THIKË GRUAN E TIJ

dardanianews

Leave a Comment