16.4 C
New York
October 1, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Reagon ashpër Isa Mustafa, pas sulmeve ndaj Vjosa Osmanit – i del në mbrojte Kryetares së Kuvendit

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë bashkëpartiakes së tij Vjosa Osmani në rrjetet sociale dhe në një pjesë të mediave.

Në këto të fundit kanë qarkulluar disa fotografi, ku kinse babai i Osmanit, ishte pjesë e policisë serbe.

E kjo ka zgjuar reagimin e të parit të LDK-së, e cila ka marrë qeverisjen në vend pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Kreu i LDK-së ka thënë se nëse ka pasur argumente, pse ato nuk janë prezantuar para se Vjosa Osmani të zgjidhej kryetare e Kuvendit.

Ja shkrimi i tij:

Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.

Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë.

Jam ndër ata që parreshtur më është sulmuar familja.

Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë. IM

Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës. Mospajtimet institucionale, rivalitetet…

Posted by Isa Mustafa on Sunday, June 7, 2020

Related posts

Lajmi i mirë vjen nga Gjermani: Nga 20 prilli planifikohet dalja nga izolimi

dardanianews

Arrestimet nga Specialja, vjen reagimi nga Donika Gërvalla, publikon një foto të zyrtarëve të vrarë të LDK-së – jep një premtim të madh

dardanianews

Konjufca e kap sërish “fshisën”, shkarkon Teuta Sahatqiun, djalin e Vlora Dumoshit dhe familjaren e Agim Çekut

dardanianews

Leave a Comment