17.8 C
New York
October 22, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Shpërthen djali i deputetit Fetah Rudit: “Mos ma shani babin o ju “militantë” të rrejshëm të LDK-së!”

Petrit Rudi, djali i deputetit të LDK-së Fetah Rudi e mban mend kur ia kanë plagosur babain e tij pas përfundimit të luftës në Kosovë, në dhjetor të vitit 2000. Petriti është e ka kaluar fëmijërinë e tij me plot dhembje për fatin e babait të tij, i cili pas disa muajsh të qëndrimit në spital në Itali do të kthehet i ulur në karrocë, shkruan Botapress.

Petrit Rudi është gazetar me profesion por ai është treguar modest në “zanatin” e tij. Asnjëherë nuk ka shkruar artikuj për babain e tij, për meritat e luftës e të lirisë së babait të tij, për sfidat e pasluftës.
Por këto ditë është ndjerë tepër rëndë kur në disa medie dhe rrjete sociale po i shahet dhe ofendohet rëndë edhe babai i tij, deputeti i LDK-së, Fetah Rudi. Dhe më e keqja është se këto sharje e fyerje po bëhen nga të ashtuquajturit “militantë të LDK-së”.
Në një postim të tij në Facebook, Petrit Rudi ka shkruar:

Po shoh lloj lloj sharje dhe ofendime te renda nga disa ‘militante’ ndaj deputeteve te LDK-se, perfshire edhe babin tim, qe jam i sigurte qe nuk jane ne LDK dhe jam ka mundohem me i kuptu, por spo mundem! Pse nuk po mundem?

Une i pyes ata, a ia kane dhane voten Fetahut dhe deputeteve tjere per me bo kryeminister Albin Kurtin, apo me fitu LDK-ja?!

Thone se e kane tradhetuar Rugoven! Sa per tradheti ndaj Rugoves, Fetah Rudi eshte deshmia e gjalle qe edhe jeten e vet e ka sakrifiku per me mbrojte Ibrahim Rugoven, dhe rrugen e nisur nga ai.

Ibrahim Rugova e beri shtetin dhe na mesoi se si duhet te respektohet shteti. Vendimin e dha Gjykata Kushtetuese, dhe ai duhet te respektohet.

 

LEXO EDHE KETE SHKRIM : Ekskluzive:Ja çka shkruan gazeta amerikane për Fetah Rudin dhe vrasjet e pasluftës në Kosovë?

Fetah Rudi, edhe tani nuk e tradhton Ibrahim Rugoven dhe rrugen e nisur nga ai, se nuk e qet voten jashte LDK-se. Nese e din keta ‘militantate’, Rugova ka qene kryetar i LDK-se. Me pas dashte me tradhetu Ibrahim Rugoven dhe LDK-ne, sot Fetah Rudi nuk kish qene ne karroce, por do te ishte ne kembe te veta.

Me pas dashte me tradhetu Rugoven dhe LDK-ne, Fetah Rudi moti ish deputet e ne pozita te larta, dhe nuk kish prit 20 vite me u be deputet. Hajde e me pyetni mua, neve familjarve dhe ju tregoj per sfidat e Fetah Rudit qe 20 vite ne karroce, vetem pse nuk pranoi te shitej kurre. Nuk pranoi te nenshtrohej kurre. Nuk pranoi te largohej nga LDK, ani pse shume here u anashkalua. Dhe i tille do te mbese edhe tani. Ejani dhe ju tregoj, dhe atehere besoj te gjitha i kuptoni.

Nese ka pas arsye nje deputet mos me votu koalicionin LDK-VV, ai eshte Fetah Rudi.

E ju ‘militante’ vazhdoni, punoni qe LDK mos me fitu prape.

Ju pershendet, Petrit Fetah Rudi.

Related posts

SKANDAL/ Djali i Mentor Shales (9 vjeç) në emisionin “Super Gogo”, paguhej hiç me pak se 4.000 euro për një episod javor 20 minuta!

dardanianews

Ekskluzive: Shkarkohet Vjosa Osmani

dardanianews

Një kishë në Berlin mirëpret myslimanët

dardanianews

Leave a Comment