8.3 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

LDK po amortizon zërat që duan përjashtimin e Vjosa Osmanit

Pas ngjarjeve të fundit në LDK, ku u përmend edhe shkarkimi i mundshëm i nënkryetares Vjosa Osmani, ka bërë një koment analisti Faton Abdullahu.

Mustafa në reagimin e tij i përmendi Osmanit mbështetjen financiare dhe logjistike të cilën e ka marrë nga LDK-ja, ndërsa megjithëse tha se e respektonte mendimin ndryshe, kërkoi që statuti i partisë dhe fryma e shumicës të respektohej.
Analisti Faton Abdullahu – i afërt me LDK-në – beson që kjo parti politike nuk do ta përjashtojë Vjosa Osmanin nga LDK-ja.
Ai është i mendimit se mbledhja e mbrëmjes së kaluar është mbajtur “për të amortizuar zërat që kërkojnë përjashtimin e saj nga partia”, përcjell Periskopi.

Vjosa Osmani nuk do të përjashtohet nga LDK-ja. Largimi i saj mund të krijoi më shumë pakënaqësi tek votuesit e LDK-së, sesa që për Kryesinë e LDK-së mund të shkaktoj probleme qëndrimi i saj në parti. Fakti se LDK tani është në pushtet e bën që LDK ta menaxhojë më mirë këtë çarje. Thënë ndryshe rreziku i LDK-së nga znj. Osmani, mund të menaxhohet dhe kontrollohet, por jo edhe revolta që mund të shkaktoj përjashtimi i saj. Mbledhja e LDK-së për kinse largimin e Vjosës është për ta amortizuar revoltën e atyre që kërkojnë që Vjosa të ndëshkohet për mosrespektimin e vendimeve të partisë. Për më shumë Kryesia e LDK-së me këtë veprim, pra kinse kemi me përjashtu Vjosën, do të mundohet të tregohet zemërgjerë dhe kinse punon për unitetin e partisë. LDK tani për tani nuk i frikësohet znj. Osmani. Kjo Kryesi bën se do ta përjashtojë për ta amortizuar kundërshtimin e saj sidomos në Kuvend. Por përkundër të gjithave Vjosa nuk do të ndalet me kundërshtime, sepse i di të gjitha këto. Kjo qarje në LDK mund ta dëmtoj punën edhe të Qeverisë. Përndryshe kur do të vijnë zgjedhjet në këtë parti, Vjosa do të mundohet të rikthehet, ndoshta edhe shumë më herët.

 

 

Related posts

Deputeti i LDK’së nga Gjilani nuk jep votën për Avdullah Hotin

dardanianews

kjo figurë publike ka dalë në krahë të Thaçit

dardanianews

Çun Lajçi, porosi Albin Kurtit: U pafshim në zgjedhje, zbriti kalit se më duket që ka cofë

dardanianews