-0.7 C
New York
March 5, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Shefi i Stafit të Kurtit e pranon që e ka takuar përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë

Luan Dalipi, shefi i stafit të Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të PDK’së, Mergim Lushtaku, për takimin më shefin e zyrës ndërlidhëse të Serbisë, Dejan Paviçeviq.

Dalipi ka pranuar se është takuar me Paviçeviqin pas ftesës që i ka ardhur nga Angelina Eichhorst, Drejtoreshë e Veprimit të Jashtëm Evropian dhe nga ministri i atëhershëm i Financave, Besnik Bislimi.

Ish-shefi i stafit thotë se s’kanë mundur që të refuzojnë takimet të tilla për shkak se ishte e nevojshme të bashkërendoheshin veprimer për luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Refuzimi blanko nga ana jonë për të komunikuar në luftën kundër pandemisë jo vetëm që do të kishte ndaluar ndihmën për shqiptarët e Preshevës, por edhe do të kishte rrezikuar një shpërthim të epidemisë në komunat me shumicë serbe, gjë që kishte kërcënuar jetën dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa marrë parasysh nga cili komunitet vijnë.Pas kërkesës së znj. Eichhorst, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve më ka ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të Kabinetit të Kryeministrit, të marr pjesë në takim zyrtar mes përfaqësuesve të dy shteteve. Takimi është mbajtur më 18 mars 2020, në sallë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, në ndërtesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo është hera e vetme që unë jam takuar me ndërlidhësin në fjalë. Vlen të theksohet që z. Abazi, i përfolur në fjalimin e z. Lushtaku, nuk ka qenë në atë takim”, thuhet në reagimin e Luan Dalipit./Express/

Related posts

Zyrtari i Komunës së Klinës: E infektuara me coronavirus, ka punuar me 40 persona tjerë

dardanianews

VIDEO mizore/ Kanibalizëm në Arktik, arinjtë polar po hanë njëri-tjetrin për shkak të…

dardanianews

Kosova drejt fitores së ‘luftës’ me koronavirus

dardanianews