8.3 C
New York
February 25, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Në cilin medium po shkon Xhemajl Rexha, pasi e konfirmoi se po e lë KTV’në

Gazetari Xhemjal Rexha sot e konfirmoi se po i jep fund karrierës së tij prej disa vitesh në KTV. Ai, edhe pse në njoftimin e tij, ka thënë se është i entuziazmuar për të ardhmen, nuk ka treguar se në cilin medium do të vazhdojë punën e gazetarit.


Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda komunitetit të gazetarëve, ka mësuar se Rexha, ka qenë në negociata me disa mediume, por gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet Adriatik Kelmendit në Klan Kosova, i cili sikurse edhe Rexha, javë më parë i dha fund punës prej rreth dy dekada në KTV.

Reporteri ditë më parë ka raportuar se Rexha do ta braktisë këtë televizion për një projekt tjetër.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo e premte shënon ditën e tij të fundit, të një rrugëtimi të gjatë. /Reporteri.net

Related posts

Studimi mbi COVID-19: Për çdo rast të konfirmuar janë 5-10 të pazbuluar

dardanianews

Mashtrimi/ Bankat komerciale në Kosovë nuk respektojnë vendimin e BQK-së për shtyrjen e afateve për këste

dardanianews

OBSH publikon aksidentalisht dokumentin: Remdesivir nuk jep rezultat ndaj Covid-19

dardanianews