16.2 C
New York
October 21, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Zyrtari i lartë shtetëror del pozitiv me covid-19: Jam vetizoluar

Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi ka dalë pozitiv me covid19.

Me anë të një njoftimi për media ai ka njoftuar se gëzon shëndet të mirë dhe aktualisht është vetizoluar.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur miq,

Ju njoftoj se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është duke punuar me kapacitete të kufizuara, meqë unë jam testuar pozitivisht me virusin COVID-19.
Menjëherë sapo më është konfirmuar rezultati, unë kam njoftuar kolegët e AKK-së, të cilët tashmë janë testuar dhe janë në pritje të rezultateve. Përveç tyre, kam njoftuar edhe personat e tjerë më të cilët kam pasur kontakt këto ditë.

Duke respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse, ne do të punojmë nga shtëpitë tona, në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe atë publik. Gjithsesi, mbesim të përkushtuar që edhe në këto kushte t’i kryejmë me përgjegjësi detyrat që na takojnë.

Unë gëzoj shëndet të mirë dhe aktualisht jam vetëzoluar në shtëpinë time dhe po respektoj udhëzimet e autoriteteve shëndetësore për ta tejkaluar këtë situatë. Uroj që të gjithë kolegët e AKK-së të jenë mirë më shëndet dhe sa më shpejt t’i rikthehemi punës në kushte normale.

Related posts

Të hënën rinis Reforma Zgjedhore/ PS fton PD dhe LSI të ulen përballë në Këshillin Politik

dardanianews

Ja Çfarë thotë Shefqet Krasniqi për Albin Kurtin, ka disa fjalë për të!

dardanianews

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja magnituda

dardanianews

Leave a Comment