16.4 C
New York
October 1, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Vjosa Osmani jep lajmin e hidhur

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka vd ekur veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shukri Abdullahu.

Osmani ka shkruar në Facebook se Abdullahu ishte aktivist i hershëm i LDK’së.

“Shukriu ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve, transmeton Dardania Press. Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se Abdullahu gjatë veprimtarisë së tij është shquar për kontributin dhe humanizmin.
“Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, thuhet në postimin e Osmanit.

 

 

Related posts

Kriza e Koronavirusit: Ministri Abdixhiku jep super lajmin për qytetarët e Kosovës

dardanianews

Foto e rrallë: Ministrja Albulena Haxhiu në ditën e dasmës

dardanianews

Ronela Hajati kërcënon burrat të cilët po shfrenohen në komente: Do ju lë gruaja me sekonda

dardanianews

Leave a Comment