7.8 C
New York
October 30, 2020
DardaniaNews
Featured Kulturë

Frika’ për të ruajtur virgjërinë, etnologia: Si mashtronin vajzat bashkëshortin ditën e dasmës

Ndonëse kohët kanë ndryshuar, e sot gratë kanë më shumë të drejta, sërish problemi i virgjërisë mbetet si përcaktuese e ndershmërisë dhe vlerave morale të një vajze.

Mbi temën e virgjërisë e shpresën e rikthimit të saj përmes ndërhyrjeve kirurgjikale, etnografja  ka sjellë detaje nga vëzhgimet në terren të traditës e mentalitit shqiptar.

Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” në “News24”, ajo u shpreh se virgjëria shihet si një “certifikatë ndershmërie e pronësie”, ndërsa shton se kjo çështje vijon të diskutohet edhe sot.

Sipas saj, nëse një vajzë nuk është e virgjër, në rastin më të mirë ajo dërgohet në shtëpinë e prindërve, por ka pasur raste kur ka përfunduar edhe me vrasje.

Në fakt kjo është një nga dukuritë më delikate në kulturën popullore shqiptare, është një problem pronësie, një pronësi jo e thjesht jo mbi tokën apo shtëpinë, por në një përmasë tjetër në një kuptim tjetër, një pronësi për një gjë që është krejtësisht e jotja dhe je ti ai që duhet ta zotërosh dhe të mos e ketë prekur dikush tjetër.

I kam nxjerrë këto përfundime dhe nga thëniet, kur një nënë martonte një vajzë thonë: Jam e gëzuar që vajzat e mia i martova me nder dhe i kam çuar tek burri, siç i ka bërë nëna”, pra që ishin të virgjëra. Nga leximet e mia kam vënë re që në vitet ’50, tek rumunët, serbët, bullgarët shqiptarët po e po, kjo çështje vazhdon të jetë edhe sot, deri në masën që vajzat që nuk janë të virgjëra dërgohen sërish tek shtëpia e vet, kjo është masa më e thjeshtë se ka përfunduar edhe në vrasje”, thotë etnologia.

Përballë kësaj rëndësie që i jepet, vajzat janë detyruar të gjejnë një zgjidhje. Në ditët e sotme ato i drejtohen kirurgëve, duke iu nënshtruar një operacioni për rikthimin e himenit, por Onuzi shprehet se gjetja më interesante për zgjidhjen e këtij “problemi”, ishte ajo e vajzave në fshat.

“Përballë kësaj rëndësie që i jepet virgjërisë janë gjetur edhe zgjidhje, që nga ato që kanë gjetur vajzat vetë tek ato me gjinekolog. Por gjetja më interesante janë ato nga vajzat në fshat. Kur do të caktohej dita e martesës, ishte e vetmja herë kur vajza pyetej nga nëna për të caktuar ditën kur të martohej dhe problemi ishte që vajza të ishte pa perioda dhe kërkohej dy javë pas periodave dhe kjo ishte koha më e mirë për të caktuar ditën e dasmës.

Kishte vajza që këtë ditë gënjenin dhe vajzat që kishin probleme të tilla, e “korrigjonin” duke caktuar ditën e parafundit të periodave dhe ka pasur raste të suksesshëm për të kapërcyer këtë problem. Në ditë e sotme vijon të mbete ky problem, më e çuditshmja është që kjo certifikatë ndershmëria kërkohet nga djem që vetë kanë pasur lloj-lloj përvojash”, përfundon Onuzi.

 

Related posts

ATK tregon mënyrën e aplikimit për përfitim nga Pakoja Fiskale Emergjente

dardanianews

Emrat e ministrave që po diskutohen aktualisht në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

dardanianews

Këto janë të gjitha kushtet për ata që futen në Kosovë

dardanianews

Leave a Comment