1 C
New York
March 5, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Naim Miftari: Ja raporti gjerman që e përshkruan Thaçin “koka e krimit në Kosovë”, kjo është arsyeja që Thaçi deshi t’i hakmerret Gjermanisë

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari duke komentuar debatin e fundit që po zhvillohet në Kosovë si dhe deklaratën e deputetit gjerman Peter Bayer, sa i përket marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, marrëveshje kjo që pritet të nënshkruhet ne Uashington me 27 qershor,  pohon se, askush më mirë sesa Gjermania nuk i njeh prapaskenat dhe qëllimet e Hashim Thaçit.

Deputeti i partisë konservatore CDU, Peter Beyer, gjatë debatit parlamentar ka akuzuar presidentin e Kosovës për përgatitjen e një pazari të ndyrë në kurriz të Kosovës dhe ka theksuar se pjesë e këtij pazari mund të jetë edhe shpërbërja e Gjykatës Speciale.

Beyer kërkoi që më 27 qershor në Uashington të ftohet edhe emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ndërsa Richard Grenellin e atakoi për shkak të “lojërave jo transparente”.
“Deklarata e deputetit gjerman Peter Beyer, lidhur me Hashim Thaçin nuk është befasuese aspak pasi shteti gjerman dhe britanez janë shtetet e vetme që nuk e përkëdhelin Thaçin dhe as nuk i përfillin teket e tija. Mos të harrojmë edhe raportin e Inteligjencës ushtarake të KFORIT Gjerman në vitin 2003 dhe atë të BND-së gjermane një vit më vonë, ku Thaçin me shokë e përshkruajnë shumë saktë, si koka të krimit të organizuar në Kosovë. Prandaj ishte edhe ai tentimi famoz, hakmarrja e Thaçit kundër Gjermanisë me tentimin për arrestimi dhe tentimi për ti dënuar tre agjentët gjerman të BND-së si terroristë në Kosovë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Thaçi e ka qëllimin që të ja lë tash me tradhti LDK-së marrëveshjen me Serbinë, sikur bashkësinë e komunave serbe me fuqi ekzekutive, Kantone, si barrë të rëndë LDK-së, siç ja la nënshkrimin e marrëveshjes jo kushtetues në Vjen, Isa Mustafës.

“Vetëm se ai për marrëveshjen finale e ka ndërruar shërbëtorin. Për shtati i shkon edhe politika e jashtme dështuese e presidentit kontravez Donald Trump i cili për biseda me Serbinë caktoj dhëndrin serb Palmer dhe Granelin, ish vartësi i Yoni Bolltonit i cili ishte kundër bombardimit të Serbisë nga NATO dhe pastaj ishte edhe kundër shtetit të Kosovës. Kosova tani po përdoret nga disa emisar Amerikan si thikë me dy tehe kundër Bashkësisë Evropiane me të cilën Trumpi i ka sjell punët në nivelin më të ulët që nga mbarimi i Luftës së dytë botërore, me këta politikanët tonë të korruptuar dhe të shitur te armiqtë tanë, prandaj po rrezikojnë të shndërrohemi në një produkt i një mini berze Ballkanike e cila do lë pasoja me jetë të gjatë në Kosovë”, thotë Miftari.

 

 

Related posts

Pas një kohe të gjatë takohen Albin Kurti e Shpend Ahmeti

dardanianews

Vjosa Osmani jep vulën finale, tregon nëse do qëndroj në LDK apo do largohet

dardanianews

Buzhala në ditën e 6-të me Covid: Nuk është si viruset e tjera

dardanianews