22 C
New York
August 9, 2020
DardaniaNews
Featured Sport

E kryer, po diskutohen vetëm detajet e fundit – Rashica bëhet me klub të ri

Thashethemeve për të ardhmen e Milot Rashicës po i vije fundi, pasi lojtari thuhet se ka arritur akordin me klubin e tij të ri.

Ylli nga Kosova u kërkua nga shumë skuadra të njohura evropiane, përfshirë Milanin, Napolin, Liverpoolin apo Borussia Dortmundin.

Interesim për të kanë shfaqur edhe skuadra tjera si West Ham United, Wolves, Aston Villa, Brighton, Schalke 04 e Hertha Berlin.

Por garën për të nënshkruar me kosovarin duket se e ka fituar skuadra gjermane RB Leipzig.

Ka qenë gazetari i Transfermarkt, Nicolo Schira që sapo ka postuar një Tweet duke konfirmuar se Rashica do t’i bashkohet RB Leipzigut.

Sipas gazetarit të specializuar për transferime, janë duke u diskutuar vetëm detajet e fundit para se të zyrtarizohet ky transferim.

23-vjeçari do të transferohet në Leipzig për 15 milionë euro dhe tek klubi gjerman shihet si pasardhësi i Timo Werner që ka kryer transferimin te Chelsea.

“Milot Rashica po afrohet me Leipzig nga Werder Bremen. RB Leipzig do të paguajë 15 milionë euro për të”.

“Janë duke u diskutuar detajet e fundit për ta përfunduar marrëveshjen”, ka shkruar në Twitter, Schira.

Reprezentuesi kosovar këtë edicion ka shënuar 10 gola e ka bërë gjashtë asistime në 31 ndeshjet zyrtare me Werder Bremen. /Telegrafi/

 

 

Related posts

‘Pacientët vdesin me vetëdije të plotë’

dardanianews

Ekskluzive: Hashim Thaçi dhe Vuçiq, pritet ta nënshkruajnë publikisht marrëveshjen me 10 korrik në SHBA

dardanianews

Edi Rama tregon arsyen pse nuk i shkoi në takim Albin Kurtit

dardanianews

Leave a Comment