2.8 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Fundi i oligarkise politike dhe kapësve të Shtetit

Nga Osman Ferizi:

Sot më shumë se asnje  here më parë duhet të jemi të vëmendshem në veprimet tona si Shtet,dihet që jemi të rrethuar nga armiq që historikisht kanë coptuar e sakatos trojet Shqiptare, janë përpjek që të na zhdukin si Komb dhe gjuhë, humbem teritore që shumë nga to u lanë me gjak por sot nuk flasin Shqip, mbijetuam falë vitalitetit, Nënave heroina Shqiptare dhe PLISIT të bardhë.
Zhvillimet rajonale dhe rendi i ri boteror kerkon Lidership të menqur, të vendosur dhe jo lidership të shantazhuar, të paditur dhe që janë skllever të Dosjeve si Hashimi, Kadriu, Xhaviti, Ramushi, Limaj, Albini, Mustafa….
Kjo klase politike e humbi rastin historik që ta ndertoi nji Shtet ligjore dhe të dinjitetshem për qytetarin, e kthyen Shtet në sherbim të oligarkise dhe klientelave te tyre politike,me veprimet e tyre të papërgjegjshme për 20-vite Serbin e kthyen nga nji shtet Gjenocidal në „viktim“ dhe ne jemi para nji rreziku të nji izolimi nderkombëtar.
Pse, sepse njësia jonė politike- Shteti ynë degradoi në krim, korrupcion, privatizime të dyshimta të aseteve Shtetërore,vrasje politike të rivaleve që dihen që nga tentim vrasja me atentat e Pres. Historik dr. I. Rugoves…dhe mos zbulimi i tyre, mos zbardhja e Fondeve te Luftes ( 3% dhe V. Thërret),pasurimi i tyre pa mbulese, kontrollimi i mediave, marreveshje të fshehta dhe në dam të shtetit, që nuk ndodhen në shtet tjera të dala nga lufta, janë faktor që u ngrit dhe duhet të funksionoi GJND, sepse ne nuk ishim të gatshem të denonim vrasjet e ndodhura.
Nëse këta lider kanë nji fije ndërgjegje kombëtare duhet ti lënë postet Shteterore dhe si qytetar të i dorezohen drejtesise për pretendimet që ka ndaj tyre e jo të fshihen prapa luftes heroike të UÇK-së, ndryshe do konsiderohen NERONET e Dardanise dhe do ballafaqohen me nji reagim qytetar, sepse nuk do lejojmë që për interesa të individeve dhe pushtetit të tyre abuziv të lejojmë të diskreditohet Shteti dhe ftohja e mardhënieve me miqte tane SHBA dhe BE që është jetike për ne.
A‘snjeri nuk jeni më të randësishem se Dardania, koha juaj iku bashk me të bëmat e juaj!

 

Related posts

Ambasadori amerikan Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë

dardanianews

Djathi gomarit shitet me Çmim prej 1000 Euro, ja ku prodhohet (VIDEO)

dardanianews

Kjo është historia e dhimbshme e 59 vjeçarit që vdiq sot nga koronavirusi

dardanianews