14.1 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Jeta Xharra e Faik Spahiu përfundojnë në Gjykatë: Uzurpuan pronë 1 milionëshe me ndihmën e Haki Abazit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca gjyqësore kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës pas padisë që është ushtruar ndaj tyre nga Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi lidhur me një kontest që ndërlidhet  Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, OJQ që e kishin bashkëthemeluar.


Megjithatë në seancën e mbajtur nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me kërkesën e paditësve për caktimin e masës së përkohshme. Një gjë të tillë për Express e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Kushtrim Palushi.
Ai ka thënë se gjykata ka kërkuar nga dy palët argumente shtesë, ndërkohë thotë se të paditurit kanë insistuar së kanë vepruar në përputhje me ligjin kur kanë larguar nga bordi i Fondacionit, Istrefin, Ejupin e Azemin,  dhe kur i kanë zëvendësuar me Faik Ispahiun, Luan Dalipin e Fatos Lajçin.

Astrit Istrefi, Burim Ejupi, Visar Azemi, Jeta Xharra e Dajana Berisha në vitin 2017 ishin bërë bashkë për të themeluar Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”. Të 5-it ishin caktuar anëtar të Bordit, derisa ishin ndihmuar edhe nga Haki Abazi (zyrtar i lartë në Vetëvendosje dhe zëvëndëkryesministër në qeverinë e Kurtit) i cili kishte arritur të thithte një donacion prej 1 milionë eurosh nga Rockfeller Brothers Fund me seli në Neë York. Për gjithçka që ka ndodhur më pas, verdiktin final pritet që ta japë gjykata, pasi që Istrefi, Ejupi dhe Azemi kanë ngritur padi ndaj Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës, pasi siç pretendojnë ata, Xharra dhe Berisha kundërligjshëm kanë mbajtur takim ku i kanë shkarkuar ata nga bordi dhe i kanë zëvendësuar me Faik Ispahiun, Fatos Lajçin dhe Luan Dalipin(shef i stafit të Kurtit sa ishte kryeministër). Paditësit kanë dorëzuar padi edhe ndaj Ministrisë së Administratës Publike, meqenëse Departamenti për OJQ ka rifreskuar të dhënat e Fondacionit me ndryshimet e bëra nga takimi mes Jeta Xharrës, Dajana Berishës dhe Haki Abazit.

Të tre, frikësohen se Xharra bashkë me Dajana Berishën mund të bëjnë ndonjë tjetërsim të pronës së Fondacionit “Shtëpia e Shoqërisë Civile”, teka organizatat që ato udhëheqin, prandaj kanë kërkuar nga Gjykata që të hedhin poshtë vendimet e datës 5 gusht 2019, dhe të kufizojnë aktivietet e anëtarëve të Fondacionit duke mos lejuar ndonjë lëvizje që mund të rezultojë me tjetërsimin e pronës apo shpërbërjen e Fondacionit.

Astrit Istrefi, Burim Ejupi dhe Visar Azemi, kanë ngritur padi  kundër Jeta Xharrës ,Dajana Berishës dhe Ministrisë së Administratës Publike përkatësisht Departamentit për Organizata Joqeveritare, për disa probleme që iu kanë dalur pasi bashkërisht ishin pajtuar për themelimin e “Fondacionit Shtëpia e Shoqërisë Civile-SHC”.

Siç thuhet në padinë e Istrefit, Ejupit dhe Azemit, pas themelimit të Organizatës më 29 maj të vitit 2017,  kishin dorëzuar në mënyrë të shkruar edhe Aktin e Themelimit ku kishin përcaktuar: themeluesit e fondacionit, bordin e drejtorëve, dhe përfaqësuesin e autorizuar të fondacionit.

Themeluesit e këtij Fondacioni në padi thuhet se janë, Astrit Istrefi, Burim Ejupi, Visar Azemi, Jeta Xharra dhe Dajana Berisha ( Përfaqësuese e Autorizuar e Fondacionit e zgjedhur nga Bordi i Drejtorëve).

 

 

Related posts

Vdes aktori Adem Mikullovci

dardanianews

Kurti ia kthen letrën Thaçit: Nuk e refuzojmë kërkesën tuaj – na sqaro insistimin tuaj për t’u marrë me çështje dytësore dhe tretësore

dardanianews

Nëna e Kim Kardashian akuzohet për ngacmim seksual ndaj ish-truprojës

dardanianews

Leave a Comment