-1.5 C
New York
January 23, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Thirrja e rrezikshme e Gani Kocit, kundër Kurtit, Osmanit dhe shumë personaliteteve tjera, a është ky kërcënimi më i fuqishëm i bërë haptas?

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, dhe anëtari i PDK-së, Gani Koci ka shënjestruar disa figura politike dhe disa emra nga shoqëria civile për të cilët thotë se ka ardhë koha me i betonu.

Koci, ka publikuar disa fotografi, duke filluar pre Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Haki Abazi, Jusuf Buxhovi, Jeta Xharra e shumë të tjerë, për të cilët thotë se koha ka ardhë jo me i dezinfeku por me i mbyll në beton.

Kjo është një nga thirrjet më të fuqishme që ka ardhur në kohën e fundit kundër kundërshtarëve politik nga një njeri që ishte zëvendësministër i Kosovës dhe është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo thirrje e tij, vjen dy ditë pas kërcënimit me jetë që iu bë kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit nga një person.

“Ka ardhë koha, jo me i dezinfeku, por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë.Shumë po kundërmojnë!”, ka shkruar Koci.

Është për t’u befasuar se këtë postim e kanë pëlqyer mjaftë shumë persona, madje në komente ka thirrje që personat e shfaqur në fotografi nga Koci të digjen me benzinë.

Image

Related posts

Zyrtari i lartë i PDK-së dhe njëri nga hartuesit e kushtetutës: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Thaçi-Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

dardanianews

“Kur na gjuajtën, Leonora Jakupi ishte në makinë”, dëshmia për atentatin ndaj Ahmet Krasniqit

dardanianews