6 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Lajmi i fundit

Ekskluzive: Gruaja e infektuar me Covid 19 del në qytet policia inicion procedurë ndaj saj

Krejt rastësisht një grua që është e infektuar me Covid 19 është ndalur nga policia në qytet. Për shkak së ajo nuk po i përmbahej izolimit dhe kishe dal në rrugë, ndaj saj është inicuar rast i për përhapje të sëmundjes ngjitëse, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Rasti që ka ndodhur mbrë më në rrugën Ismajl Qemajli në qytetin e Vushtrrisë, është konfirmuar edhe nga policia.
“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19”, thuhet në njoftimin e policië rasporton Gazeta Online Veriu.info.

Më sohet se në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.

Ky nuk është rasti i parë që policia gjatë kontrolleve rutinore has në persona të infektuar të cilët nuk po zbatojnë masat e izolimit që të mos përhapin sëmundjen ngjitëse, që së fundi është rikthyer fuqishëm në gjithë Kosovën. /Veriu.info/

Related posts

Lajmi i fundit: Infermieri therret me thikë në QKUK

dardanianews

Lajmi i fundit: Merr flakë një shtëpi ne lagjen “Dragodan”

dardanianews

Vdes një 69-vjeçar nga Suhareka me COVID-19

dardanianews

Leave a Comment