6.5 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajmi i fundit

Valbon Krasniqi konfirmon se 21 vjeçarja që vdiq pas lindjes ishte e prekur me COVID -19

Ka humbur jetën një lehonë e cila ishte e prekur me Covid-19. 21 vjeçarja nga Podujeva me inicialet D.P. pas orë pasi ka kryer lindjen me prerje cezariane ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi.

Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi në RTK.

Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

E ndjera e lindur në vitin 1999 sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane.

Ajo ishte sjell në Klinikë në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i ishte kryer lindja.

Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë.

Related posts

kjo figurë publike ka dalë në krahë të Thaçit

dardanianews

Gagica: Isa Mustafa s’ka qenë kurrë anëtar i LDK-së (Video)

dardanianews

Xhirime pak momente pas vrasjes së Xhemajl Mustafës

dardanianews