22 C
New York
August 9, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Gani Geci publikon një videomesazh: Jeta ime në rrezik pas intervistimt të Hashim Thaçit nga Specialja

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Geci, ka thënë se jeta e tij është në rrezik.

Geci përmes një videoje të postuar në Facebook ka thënë se ka marrë informata nga Brukseli dhe vendet mike të Kosovës, se jeta e tij është në rrezik,.

Geci ka thënë se këtë informatë e ka marrë dje, rreth orës 18:00, përmes një telefonate që i ishte bërë nga disa persona nga Brukseli dhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian.

“Unë dua ta ndajë një informatë me ju dhe qytetarët e Republikës së Kosovës sepse dje rreth orës 18:00 më kanë thirrë në telefon disa persona nga Shtetet e Bashkimit Evropian, Brukseli  e Holanda. Dua të ju tregoj juve se pas intervistimit të presidentit, Brukseli ka informata se jeta ime është në rrezik. Prandaj dua që këtë informatë ta ndajë me ju, mua dje më është thënë të kem kujdes…”, thotë Geci mes tjerash përmes kësaj videoje.

Related posts

Gani Geci i reagon Halil Matoshit: Halil pi raki e hyp mbi tavolina por mos u merr me mua, unë kam derdh gjak…

dardanianews

Një hetim zbulon se si Kina fshehu madhësinë e pandemisë nga popullsia e saj

dardanianews

Shkrim per Heroin e kombit Rrustem Bruqin,shkruan Saim Tahiraj

dardanianews

Leave a Comment