14.1 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Nëse rrini më shumë se 2 ditë jashtë Kosovës ju pret karantinimi

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë disa masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Klan Kosova posedon dokumentin me vendimet e ashpërsimit të masave ku njëra ndër to është edhe ajo për vizitorët e vendeve fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Burime të larta zyrtare të Klan Kosovës bëjnë me dije se nga 30 korriku, 2020 të gjithështetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, Malit të zi dhe Serbisë) obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Po ashtu mëson ekskluzivisht që 30 korrikut të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre;

 

Related posts

Efekti i Koronavirusit, a do të mbahen zgjedhjet në komunën e Podujevës?

dardanianews

31 raste të reja me Covid19 në Kosovë, 5 të shëruar

dardanianews

“Luftë” mes Mazrekajt dhe Milaim Zekës, shahen dhe akuzojnë rëndë njëri-tjetrin

dardanianews

Leave a Comment