1 C
New York
March 6, 2021
DardaniaNews
Featured Lajmi i fundit

Kryeministri Hoti infektohet me COVID-19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga vetë ai, teksa theksoi se nuk ka ndonjë shenjë, përpos një kollitje të lehtë, raporton Indeksonline.

Hoti poashtu bëri të ditur se prej sonte do të jetë në izolim për dy javë në vazhdim dhe se obligimet do t’i kryejë nga shtëpia.

Duhet përkujtuar që Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 8 mijë e 799.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu

 

Related posts

E padëgjuar më parë: Cobra rrëfen momentin e dhimbshëm gjatë luftimeve në Koshare, tregon si u vra Agim Ramadani

dardanianews

Edhe Milaim Zeka merr kërcënime të frikshme, publikon emrat e kërcënuesve – përmend edhe Isa Mustafën

dardanianews

Tayna e “bllokuar” në Miami nuk shqetësohet për koronavirusin, pozon në bikini

dardanianews