2.9 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Ekonomi

Njoftim/ Ja kur do të keni mundësi t’i tërhiqni 10 përqindëshin nga Trusti

Fondi Pensional i Kursimeve ka bërë me dije se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuesve aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, TRUST’i ka njoftuar se është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. “Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)”, thuhet në njoftim.

https://m.facebook.com/TrustiPensional/posts/3251053554981648

Related posts

Çmimi i çadrës në Gjirin e Lalzit kalon çdo imagjinatë, shikoni faturën me shumën marramendëse

dardanianews

Pritet shtyerja e pagesave të kredive

dardanianews

VV: Ligji për rimëkëmbjen ua merr paratë të varfërve e ua orienton oligarkëve

dardanianews