16.2 C
New York
November 30, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Takohet Skënder Hyseni dhe Dardan Molliqaj, ja për çfarë biseduan ata

Gjatë dites së sotme janë takuar koordinator për dialogun Kosovë-Serbi dhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, këtë e bënë publike përnes një njoftimi zyrtar të PSD-së.

Njoftimi i plotë

Sot jam takuar me z.Skënder Hyseni, koordinator për dialogun Kosovë-Serbi. Informimi dhe transparenca e procesit ka rëndësi të veçantë, prandaj dua ta falemnderoj z.Hyseni për takimin.

Jemi pajtuar që marrëveshjet e pjesshme nuk janë rruga përpara. Kosova shkon në dialog për njohje reciproke. Vazhdimi i procesit nuk ka kuptim nëse nuk e dimë qysh tash se epilogu është njohja e ndërsjellë.

Ne jemi të bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë nuk mund të marrë formë dhe garancë zbatimi pa përfshierjen e ShBA-ve në këtë proces. Po ashtu, Kosova duhet të ketë kujdes që aranzhimet e saj në marrëveshje të mos e thellojnë ndarjen etnike që tashmë ekziston me Listën Serbe. Kështu nuk zgjidhet, por përjetësohet problemi.

Ne jemi të bindur se vazhdimi i status-quos nuk është në interes të vendit dhe qytetarëve.

Problemet e pa kryera janë probleme edhe për të ardhmen. Për më tepër, aleancat politike, por edhe gjeopolitika e vitit 99’ më nuk ekziston. Qëndrimet karshi dialogut ka kohë që nuk lidhen me procesin si të tillë, por me llogaritë e brendshme politike, respektivisht akuzat plot patos e hiq kritikë për mbledhje votash.

Guxim dhe progres sot përbën gatishmëria për të ecur drejt shkëputjes përfundimtare. Oportunizëm është llogaritja elektorale dhe fshehja pas popullizmit të brendshëm. Vetëm shkëputja përfundimtare hap rrugë për një marrëdhënie të re midis popujve. Kjo shkëputje është historike jo thjesht sepse zgjidhet problemi Kosovë-Serbi. Popujt e Ballkanit do të jenë më të lirë kur problemet midis tyre të zgjidhen. Kështu i jepet fund gjeopolitikës së perandorive që ndërhyjnë në mënyrë jodemokratike pikërisht sepse gjejnë terren tek problemet e hapura.

Related posts

Shifra alarmante deri në tani me Covid-19

dardanianews

Skandaloze: Prifti serb heq flamurin shqiptar që ndodhet në Koshare që nga viti 1999

dardanianews

Kryeministri Kurti reagon ndaj deklaratës së tre zyrtarëve amerikanë

dardanianews