3.7 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Kronika e zezë

Çka ndodhi dje me babanë kosovar që i dhunoi vajzat e tij dhe me nënën zvicerane që u kishte bërë atyre çfarë i kishte rënë ndërmend

Prokuroria publike ka kërkuar dënime të gjata burgu për një ish-çift, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar brutalisht fëmijët e tyre për vite me radhë. Babai do të dënohej me 15 vjet, ndërsa nëna me 13 vjet burg, sipas prokurorit, shkruan sda.ch.

Prindërit tani 49, gjegjësisht 48-vjeçarë, burri kosovar dhe gruaja zvicerane, akuzohen nga prokurori publik se kanë mbajtur një vajzë dhe një djalë të mbyllur, kanë rrahur, poshtëruar dhe i kanë mbajtur të izoluar nga bota e jashtme pothuajse çdo ditë, për vite me radhë, transmeton albinfo.ch.

Ata gjithashtu thuhet se kanë kequshqyer qëllimisht dhe i kanë lënë të uritur fëmijët. Burri dhe gruaja, gjithashtu sipas akuzës, kanë keqtrajtuar edhe fëmijët e tjerë. Ata kanë pasur 7 fëmijë.

“Fëmijët ishin të ekspozuar ndaj një regjimi të vërtetë torturash dhe terrori”, është shprehur prokurori ditën e parë të gjykimit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Cyrih. Provat e plota dhe pa boshllëqe, duhet të çojnë në një dënim të lartë për të dy prindërit.

Deklaratat e bëra nga fëmijët janë të besueshme, të qëndrueshme dhe përputhen me njëra-tjetrën, përcjell Albinfo.ch. Për më tepër, ka deklarata inkriminuese edhe nga mësuesit, fqinjët, një kujdestar, pastaj ekzaminime mjekësore inkriminuese dhe raporte të ndryshme të rrezikut të bëra për autoritetet.

Deklarata e babait se ai nuk kishte vërejtur asgjë me vite, nuk mund të ishte e vërtetë. Ai kishte deklaruar se punonte “err e terr” për të mbajtur gruan dhe shtatë fëmijët dhe kështu nuk kishte mundur të shihte se si e shoqja i torturonte fëmijët. Një fqinj, për shembull, kishte vënë re gjatë një vizite se fëmijët po mbaheshin në një bodrum. Prandaj, sipas tij, vetë babai i keqtrajtonte fëmijët me qëllim.

Deklarata e gruas se ishte vetëm burri ai që kishte kryer abuzimin është gjithashtu e pasaktë. Ajo gjithashtu ka kryer edhe vetë abuzimin më të rëndë. Ndërsa deklarata se ajo nuk guxonte të ndërmarrë masa ndaj burrit të saj peshon pak.

“Të dy janë njësoj përgjegjës”

“Të dy janë po aq përgjegjës për keqtrajtimin”, ka qenë përfundimi i prokurorit. Të dy kanë abuzuar dhe aprovuar abuzimet e kryera nga tjetri.

Dy fëmijët më të abuzuar janë pranuar në një shtëpi kujdestarie të fëmijëve nga autoritetet. Ata ishin të dëmtuar rëndë. Kur ishin mbi dhjetë vjeç, ata flisnin me vështirësi.

Ndërkohë ata kanë bërë përparime të mëdha falë punës intensive. Sipas prokurorit, megjithatë, ata nuk kanë qenë në gjendje të kompensojnë deficitin e tyre të konsiderueshëm të zhvillimit, përcjell Albinfo.ch. Si të rritur të rinj, ata të dy marrin prej disa vitesh pension IV.

Prokurori kërkon që të dy të pandehurit të deklarohen fajtorë për të gjitha akuzat. Të dy akuzohen për dëmtime të rënda trupore dhe privim të shumëfishtë të lirisë. Babai gjithashtu akuzohet për sulme seksuale mbi fëmijë, për shtrëngim seksual dhe për rrezikim jete.

Si babai ashtu edhe nëna kishin deklaruar veten të pafajshëm për të gjitha akuzat. Ata fajësonin njëri-tjetrin për veprat mizore të kryera.

Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj, transmeton albinfo.ch. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën, përcjell albinfo.ch. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.

Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.

Prokurori publik ka bërë një tjetër akuzë të rëndë ndaj babait. Për të në aktakuzë thuhet se ai ka abuzuar seksualisht njërën vajzë midis moshës shtatë dhe dymbëdhjetë vjeçare, përcjell albinfo.ch. Ai po ashtu e ka detyruar vajzën e gruas nga një marrëdhënie e mëparshme të bënte seks oral me të. Kosovari akuzohet edhe për ngufatje të gruas së tij.

Vendimi gjyqësor pritet të merret më 3 shtator.

 

 

Related posts

Ndërron jetë ish- drejtoresha e Pulmologjisë të QKUK-së, Ilirjana Raça-Bunjaku

dardanianews

Ndodhë në Gjakovë, mashkulli ngacmon mashkullin

dardanianews

59 vjeçari që vdiq nga COVID19 ishte mësimdhënës dhe aktivist i LDK-së

dardanianews

Leave a Comment