3.6 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Featured Sport

Gazeta me bazë në Barcelonë: Dita kur Bayern Munich e mundi 9:1 Real Madridin

Gazeta e përditshme spanjolle me bazë në Barcelonë, Mundo Deportivo, ka vendosur ta kujtojë ditën kur Bayern Munich e kishte mposhtur 9:1 Real Madridin në një ndeshje miqësore para 40 vjetëve, vetëm dy ditë pasi gjiganti gjerman e turpëroi 8:2 klubin e Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Para 40 vjetëve (më 5 gusht 1980), Bayern, i cili të premten e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve duke e turpëruar 8:2, kishte lënë njollë të zezë edhe në Real Madridin, edhe pse jo në një ndeshje zyrtare”, shkruan Mundo Deportivo, një gazetë e afërt me klubin e Barcelonës, raporton Gazeta Express

 

Eliminimi turpërues nga Liga e Kampionëve pas një paraqitjeje tejet të dobët dhe të tmerrshme kundër Bayern Munich ishte fundi i një epoke në Barcelonë të premten.

Gjiganti katalonas u gozhdua nga shtypi botëror dhe ai spanjoll për paraqitjen turpëruese në Lisbonë.

Dy ditë më vonë, gazeta e afërt me klubin katalonas ka zgjedhur të kundërpërgjigjet në njëfarë mënyre duke u munduar ta krahasojë një humbje të thellë të rivalit të përjetshëm të Barçës, Real Madridit ndaj kundërshtarit të njëjtë.

Por humbja e Real Madridi ishte në një ndeshje miqësore që nuk mund të krahasohet me një çerekfinale në garën më prestigjioze evropiane për klube.

“Gjermanët u dukën si aeroplanë”, e citon Mundo Antonio Garcia Navajasin të ketë thënë, ish-mbrojtësin e Real Madridit në atë takim.

“Në sezonin 1980/81, Real Madridi e arriti finalen e Kupës Evropiane, por humbi 1:0 kundër Liverpoolit në një vit hidhërues për të bardhët”, e mbyll shkrimin Mundo Deportivo. /Gazeta Express/

Related posts

Facebook demanton Haki Abazin

dardanianews

Dr. Fauci i jep shpresë botës: Remdesiviri efekt të qartë pozitiv në trajtimin e COVID-19

dardanianews

Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën: Në urtësinë e tij kishte çelik

dardanianews