11.3 C
New York
October 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

​Hoti tregon nëse Vjosa Osmani do të largohet nga LDK

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë mos pajtime, por kjo nuk do të thotë se ajo duhet të largohet nga partia.

Osmani votoi kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, mocion të cilin e inicioi LDK, pjesë e së cilës është edhe vetë.

Por, kjo dhe vendime tjera të partisë kundër të cilave doli ajo, duket se janë pjesë e politikave të buta të LDK-së.

E të paktën kështu thotë Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës, i cili vjen nga partia që i takon edhe Vjosa Osmani.

Ndërsa kjo e fundit u shkarkua nga pozitat e larta partiake, Hoti nuk e sheh këtë si problem për një largim të mundshëm.

“As anëtari më i thjeshtë nuk duhet të largohet nga LDK-ja, e lëre më Vjosa Osmani”, ka thënë Hoti në DebatPlus të TV Dukagjinit.

Më 8 dhjetor të vitit 2014, kur kryetari i LDK-së Isa Mustafa mori ulësen e kryeministrit, e në votimin e qeverisë Mustafa-Thaçi, Vjosa Osmani votoi kundër.

Ajo kundërshtoi zgjedhjen e Hashim Thaçit president më 26 shkurt 2016 edhe pse partia e saj kishte marrëveshje me PDK-në. Osmani i besonte bindjes se saj se Thaçi nuk është i denjë për president, dhe se marrëveshja me PDK-në po e dëmtonte LDK-në.

Ndryshe, Vjosa Osmani është gruaja e parë në Kosovë që drejton Kuvendin e Kosovës. Para se të merrte postin e kryeparlamentares, ajo iu fut garës për kryeministër.

 

Related posts

Deputetja e Vetëvendosjes shfaq linjat trupore nga “Rana e Hedhun”

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Aktakuzë kundër nëntëmbëdhjetë zyrtarëve për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

dardanianews

Jep dorëheqje Shpejtim Bulliqi

dardanianews

Leave a Comment