12.6 C
New York
October 26, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Panik Tek Personazhet E Audiopërgjimit Që Tronditi Kosovën

Publikimi i audiopërgjimit që qarkullonte prej ditësh në thuajse të gjithë Kosovën e ku të gjitha mediat e kanë pasur, ka hapur një polemikë shumë dredharake dhe të poshtër nga qarqet e emrat që përmenden në këtë material.
Disa portale pranë klikës së vjetër, por edhe politikani i PDK-së, Gani Koci, që përmendet në këtë material kanë sulmuar Pamfletin si një media e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pamfleti nuk i merr leje askujt dhe është në lirinë e vet se çfarë qëndrimi mban, por fakt është se ne kemi kritikuar sa herë kemi qëmtuar dhe menduar se ka diçka për të kritikuar.
Kemi qënë të “idhët” por me fakte, kemi qënë kritikë por brenda etikës dhe kulturës profesionale e qytetare.
Kemi përdorur ironinë, por pa sharë dhe keqtrajtuar askënd.
Edhe në rastin e audiopërgjimit; ne vendosëm ta publikojmë me një shpjegim se çfarë mbante materiali, por edhe me kërkesën e menjëhershme se ai duhet të hetohet. Dhe meqë flitej për emra të mëdhenj të politikës, këtë duhet ta bëjë Parlamenti i Kosovës, i cili përcakton metodologjinë e hetimit dhe urdhëron ekspertët dhe organet që të nisin hetimin.
Gani Koci, personi i përmendur në përgjim, akuzon Pamfletin dhe thotë se do ta hedhë në gjyq. Koçit, që duket i djeg kësula, duhet ta dijë se Pamfleti nuk akuzon, por raporton, si çdo media profesionale në të gjithë botën.
Pamfleti, madje ka shprehur dyshimin se ky material ose është manipuluar, pra nuk është autentik, ose personat që flasin përdorin dezinformacionin si mjet shantazhi e diversioni.
Por Pamfleti nuk ka asnjë faj pse media të tjera nuk e kanë publikuar, duke e pasur atë material, pasi nuk mundet të mbulohet “dielli me shoshë”.
Nëse ai material është fake, ose personi që flet gënjen dhe është mashtrues, kjo gjithsesi do të mësohet herët a vonë.
Ja, një media, afër pushtetit, ka vendosur vulën, duke gjetur edhe kush është personi në video, edhe thotë që ai është mashtrues, madje i bën edhe biografinë personit, duke treguar edhe sa para ka borxhe dhe vulos verdiktin se ai gënjën për akuzën se Hashim Thaçi ka financu partinë e Vuçiçit.
E ku e mori vesh indeksi i klikës se është gënjeshtër, pa u hetuar materiali a është autentik?! Apo ja kanë dhënë të gatshëm përgatitësit e materialeve shantazhuese?
Çdo material i tillë, duhet të hetohet, dhe këtë duhet ta bëjë vetëm një organ madhor dhe i lartë siç është parlamenti. Kaq ka thënë dhe thotë Pamfleti. Sa për kërcënime e etiketime, ata nuk janë argumente, por thjesht sulme.
E për sulme ne jemi mësuar me nja 100 në ditë e nga kush, nga njerëz shumë më të fuqishëm se ganiu dhe indeksi tij.
E rëndësishme është që gjithçka të bëhet me qetësi dhe sa me seriozitet. Pasi bëhet fjalë për akuza të mëdha…/Pamfleti

Related posts

A është Skender Hyseni i propozuari për kryeministër, flasin nga LDK-ja

dardanianews

Përkrahësve të Vetëvendosjes dhe grupit #meKryeministrin iu del rrena, askush nuk e braktisi LDK-së dhe nuk iu bashkua Vetëvendosjes

dardanianews

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm, Lladrovci thërret qytetarët të respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

dardanianews

Leave a Comment