14.3 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Lajme Uncategorized

Vjosa përfundon gjithçka me LDK-në, por cilat janë shkaqet që ajo u përjashtua? Analisti politik tregon në detaje



Në qershor të këtij viti, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, u përjashtua nga partia e saj nga kjo pozitë dhe ajo e anëtares së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

E tani Osmani ka deklaruar se atëherë ka përfunduar gjithçka, derisa ka thënë se në të ardhmen mund të bashkëpunojë me Albin Kurtin.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se janë disa arsye që e kanë sjellë dëbimin e Osmanit nga partia, që kur ka ardhur në krye të saj Isa Mustafa, pasi ajo nuk ka lejuar që të shkelet vizioni politik-kombëtar i kryetarit historik të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova.

“Duke qenë se znj. Vjosa Osmani është një personalitet i shquar në skenën politike kosovare, por edhe figurë kyçe deri më tani në LDK, është gjë normale që në opinion të ketë kaq shumë interesim dhe debate lidhur me pozitat dhe funksionet e saja politike, qoftë ato që kishte deri më tash, qoftë lidhur me fatin dhe të ardhmen e saj karrieriste pas deklaratës së djeshme ku tha se “me LDK-në ka mbaruar çdo gjë..” !? Sipas mendimit tim për largimin, ose më mirë më thënë, dëbimin e saj nga LDK-ja, ka disa shkaqe që Vjosën e kanë sjellë në situatën që të konfrontohet me politikat e brendshme të partisë qyshkur në krye të saj ka ardhur Isa Mustafa, ngase Vjosa asnjëherë nuk është pajtuar që fryma dhe vizioni politik-kombëtar i kryetarit historik të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, të sulmohet, shkelet dhe eliminohet nga programi i kësaj partie. Pra, si anëtare dhe aktiviste e përkushtuar ndaj vlerave nacionale të LDK-së së dhe udhëheqësit të saj karizmatik, Dr. Ibrahim Rugova, me kalimin e viteve Vjosa Osmani në mënyrë të sigurt do ngritët lartë e më lartë në strukturat dhe postet udhëheqëse të LDK-së, kuptohet falë punës dhe përkushtimit të saj ndaj vlerave nacionale të partisë rugoviste, pjesë e të cilës ishte bërë qysh në moshë të re”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, polarizimet e saj me LDK-në filluan kur ajo u rrit me vota, derisa u shfaqën xhelozitë ndaj saj dhe mospajtimet për kundërshtimet që ajo pati, si për zgjedhjen president të Hashim Thaçit, demarkacionit e shumë të tjera.ImageRexhep ElezajFOTO GALERI

“Mirëpo, me rritjen e karizmës së saj politike brenda partisë dhe jashtë saj, në veçanti pas rritjes së numrit të votave të marra nga elektorati partiak si dhe votuesit tjerë në disa zgjedhje parlamentare, më duket se nga këtu do zënë fill polarizimet brenda LDK-së, filluar nga vet I. M. dhe servilët e tij, që ndaj saj të shfaqen xhelozitë dhe mospajtimet me qëndrimet politike që ajo gjithnjë në mënyrë autoktone i prezantonte para elektoratit, siç ishte kundërshtimi i hapur i saj që LDK-ja të hynte në koalicion qeverisës me PDK-në vitin 2014/15, kundërshtimi i saj i fuqishëm që Hashim Thaçi me votat e LDK-së të zgjidhej president i Kosovës, kundërshtimi këmbëngulës i saj që mos të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe “Zajednica” serbe, si dhe shumë mospajtime tjera të cilat i mbante kundruall politikës servile dhe nënshtruese të Isa Mustafës ndaj H. Thaçit, e deri tek shndërrimi i LDK-së në patericë të PDK-së..!?”, është shprehur ai.

Arsye tjetër sipas tij ishte dhe kandidimi i Vjosës për kryeministre, që fitoi vota enorme dhe e ngriti LDK-në, por u akuzua nga Agim Veliu dhe grupi i tij, se ajo ia kishte humbur zgjedhjet partisë, e duke e lënë kështu pa asnjë post gjatë bisedimeve me VV-në për qeverisje.

“Pastaj, kandidimi i saj nga ana e kryesisë së LDK-së për kryeministre të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe fitorja enorme e votave të popullit (174.000), duke i lënë pas vetes të gjithë garuesit tjerë për deputet, që në fakt LDK-së ia rriti imazhin si dhe përqindjen e votave të fituara në mbi 25%, duke u radhitur e dyta pas LVV-së, e të cilën më pas, Vjosën pra, Agim Veliu me grupin e tij servil, do e akuzonte për “humbje” të LDK-së në zgjedhje, sikur që ishte edhe lënia e saj pas dore pa i ofruar asnjë post gjatë kohës së bisedimeve midis LDK-së dhe LVV-je për arritjen e koalicionit bashkë qeverisës, injorimi cinik që kreu i partisë, I. M. i bënte ndaj saj me akuzën bizare se gjoja Vjosa “trupin e ka në LDK, kurse kokën në VV-je..”, dhe kështu me radhë”, ka vlerësuar Rexhep Elezaj.

Ai shton se ajo që i kanë bërë Vjosa Osmanit pasi u bë kryetare e Kuvendit, nuk është parë asnjëherë në skenën politike të Kosovës, për shkak se ajo votoi kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Por, ajo që pas zgjedhjes së saj kryetare e Kuvendit, post i cili i takonte LVV-je, kanë bërë kundër Vjosa Osmanit, udhëheqësit e LDK-së duke ndërmarrë një hajkë dhe propagandë e tmerrshme kundër saj, nuk është parë ndonjëherë në skenën politike kosovare, për shkakun e vetëm se ajo votoi kundër rrëzimit të qeverisë “Kurti”, e që ishte maja e “eisbergut” në luftën e ndyrë dhe shantazhet që i janë bërë asaj nga udhëheqësit e LDK-së, për të cilën parti ajo kishte dhënë gjithçka nga vetja e saj që LDK-ja ku ishte rritur dhe për të cilën kishte kontribuar me dekada të kthehet në parti avangardë në skenën politike të Kosovës, etj., në mënyrë të pamoralshme, denigruese dhe qesharake përmes votimit ilegal në internet, do shkarkohet nga të gjitha postet udhëheqëse partiake, që një dëbim i tillë makabër mund të ketë ndodhur vetëm në partitë komuniste..”, ka deklaruar analisti.

Elezaj thekson se Osmanit nuk i mbeti gjë tjetër pos të largohej, nga ata të cilët e kanë marrë peng LDK-në dhe kanë shkatërruar çdo gjë rugoviste, duke shtuar se e ardhmja e Vjosa Osmanit do të jetë e ndritshme, ndërsa e ardhmja e LDK-së do të jetë e zezë dhe me një fund të pafund.

“Dhe, pas gjitha këtyre maskarallëqeve që i ceka më lartë të ndërmarra kundër saj, atëherë çfarë tjetër i mbetej znj. Vjosa Osmani, përveç se të largohet nga ata të cilët LDK-në e kanë marrë peng që nga viti 2010 kur në krye të saj me puç erdhi komunisti autokrat dhe diktator, Isa Mustafa, i cili me klanin e tij prej uzurpuesve dhe shkelësve të vlerave nacionale dhe politike, të partisë së themeluar nga lideri i shqiptarëve, presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nuk kursyen asgjë për derisa shkatërruan çdo gjë që quhej “Rugovizëm” brenda LDK-së! E them me bindje të plotë, se e ardhmja politike e znj. Vjosa Osmani është dhe do jetë e ndritshme sikur dita plotë me diell vere, ndërsa e ardhmja e LDK-së pas dëbimit të saj të dhunshëm, do të jetë e zezë dhe me një fund të pafund..!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

Related posts

Eqrem Kryeziu nuk rri krejt i qetë në Prizren, përcaktohet se cilin krah në LDK e mbështet

dardanianews

NË PËRPELLAC TË PODUJEVËS GJENDEN TRI VARRE KARAKTERISTIKE TË LASHTËSISË,QË DUHET TË JENË OBJEKT STUDIMI TË ESKPERTËVE TË ARKEOLOGJISË

dardanianews

Thyhet “Vëllazëria Sllave” – Pas Vuçiqit, tani Amerika poshtëron edhe Vulinin!

dardanianews

Leave a Comment