20.6 C
New York
September 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Ekskluzive: Lista Serbe shqyrton mundësinë e daljes nga qeveria

Lista Serbe është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës.

Burimet e IndeksOnline brenda qeverisë kanë thënë se serbët janë të pakënaqur me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Avdullah Hoti për të bashkëqeverisur.

Disa kërkesa të cilat kanë shprehur serbët për tu realizuar, janë bllokuar nga ekzekutivi dhe kjo ka shtyrë krerët e Listës Serbe që të shqyrtojnë mundësinë e daljes nga qeveria dhe me këtë hap mund edhe të bie qeveria Hoti.

Anëtarët e kabinetit qeverisës nga Lista Serbe janë të pakënaqur edhe me punën e kryeministrit Hoti dhe qasjen e tij ndaj tyre.

Marrëveshja LDK-Lista Serbe ishte arritur ditën e votimit të qeverisë Hoti/IndeksOnline/

Related posts

36 raste të reja me koronavirus, shkon numri i të infektuarve në 423

dardanianews

Reagojnë kryetarët e komunave: Askush s’është konsultuar me ne për masat e reja

dardanianews

Vjosa Osmani ia tërheq vërejtjen Besnik Bislimit: Mos fol në emër timin, për vete flas vetë

dardanianews

Leave a Comment