20.6 C
New York
September 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Mijëra serbë pushtojnë veriun! Shqiptarët nën ankth!

Këto shtëpia në këtë fotografi, tregojnë më së miri se çfarë jete luksoze bëjnë serbët në veri.

Në këto shtëpia nuk e kanë fatin të jetojnë shqiptarët. Madje as që munden ndonjëherë të jetojnë në to.

Këto janë ndërtuar nga Qeveria serbe, ekskluzivisht për serbët që do të vijnë të jetojnë në veri.

Mijëra serbë pushtojnë veriun. Ata kanë filluar të kthehen në trevat shqiptare ku po bëjnë popullzimin serb në tokën e Dardanisë!

Nuk është më rëndësi se a punon a jo, me rëndësi është qëndrimi i tyre në shtëpitë e tyre komode, të rregulluara me standardin më të mirë që gjendet në treg momentalisht.

Në këto shtëpi, tash banojnë edhe kriminelët. Shumë prej tyre janë liruar nga burgjet serbe dhe kanë marrë shpërblim nga një shtëpi, e përveç kësaj edhe një pagë të majme.

Ata tashmë gjenden në veri. Aty ku shqiptarët e harruan që nga lufta e deri më sot.

Në ceremoni të këtyre shtëpive mori pjesë edhe ndihmësi i Gjuriqit, Petar Petkoviq, dhe deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq.

E kjo nuk është e tëra. Ky është veç fillimi i planit të Serbisë, për rikthimin e serbëve në veriun e Kosovës.

Projekti që njihet si “Lugina e Diellit” në komunën e Zveçanit, tash duket se po shkon drejt përfundimit. Aty pritet të vendosen mbi 1 mijë e 500 familje të tjera serbe.

Pas dorëzimit të çelësave për banorët serbë në komunën e Leposaviqit, punimet për kthimin e serbëve në pjesën veriore, po vazhdojnë edhe në zonën që njihet si Lugina e Diellit.

Brenda pak javësh, në shtëpitë e reja, pritet të vendosën edhe mijëra serbë të tjerë.

Punimet kishin nisur në marsin e vitit 2019. Por kur ka kaluar më shumë se një vit nga atëherë, çdo gjë po shkon drejt finalizimit.

Ekskavatorët po vazhdojnë punën intensivisht, përderisa përveç shtëpive, qeveria e Serbisë ka ndihmuar edhe me ndërtimin e banesave kolektive.

Kjo situatë po bëhet e papranueshme, për shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore.

Me ritëm të shpejtë, serbët po i vazhdojnë edhe në objekte të tjera.

Por, gjendja në anën e shqiptarëve është krejt tjetër.

Në Kroin e Vitakut, shtëpitë e shqiptarëve kanë mbetur të paprekura tash e 6 vjet. Banorët shqiptarë insistojnë se nuk do ta lëshojnë atë zonë, por kanë kritika të ashpra për institucionet.

Një deklaratë për situatën atje, e kishte dhënë javë më parë kryeministri Avdullah Hoti.

“E dimë që kemi vështirësi në atë pjesë të vendit, por ligjin është një si për jug si për veri, andaj ne nuk do të heqim dorë nga tentimi për ta shtrirë sovranitetin edhe në atë pjesë”, kishte thënë Hoti.

Në zonën që njihet si Lugina e Diellit, në muajin qershor, ka nisur ndërtimi edhe i një Kishe Ortodokse.

Në anën tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim që ka pasur me një grup të serbëve të Kosovës në Beograd, ka siguruar se krahas shumë projekteve Serbia në vitin 2018 do të vazhdojë dhe do ta përfundojë projektin e vendbanimit për 1500 serbë në Zveçan.

Ky projekt Serbisë i ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro. Një investim në këtë e ka bërë edhe Kina.

Si projektin më të rëndësishëm, i cili do të vazhdojë dhe do të përfundojë gjatë këtij viti, Gjuriq e ka veçuar projektin për ndërtimin e vendbanimit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në Zveçan, një lokacion fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, por që i takon komunës së Zveçanit, në të cilin Serbia do t’i ndërtojë 300 shtëpi.

Projekti i prezantuar me shumë pompozitet në Beograd, ku prezantonte edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Përveç 300 shtëpive që do të ndërtohen, me projekt është planifikuar edhe ndërtimi i shkollës, i ambulancës, çerdhe fëmijësh, ndërkaq në këto shtëpi do të vendosen serbë të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë.

 

 

 

 

 

Related posts

Kush është e bija e gjeneralit që po përballet dy herë me Ramush Haradinajn

dardanianews

I PINTE SHTATË KAFE NË DITË DHE KATËR PAKO DUHAN, LEXONI 6 FAKTE PËR IBRAHIM RUGOVËN

dardanianews

Përkrahësve të Vetëvendosjes dhe grupit #meKryeministrin iu del rrena, askush nuk e braktisi LDK-së dhe nuk iu bashkua Vetëvendosjes

dardanianews

Leave a Comment