1 C
New York
March 5, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

“Rrufeja 2” – Në zyrat e OVL të UÇK-së u sollën sërish dosje të Gjykatës Speciale

Edhe sot janë sjellur dokumente të tjera të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK-së, nga një person me pseudonimin “Rrufeja”.


Kryesia e OVL dolën në një konferecnë për media, ku konfirmuan sjelljen e dokumenteve me dosje të tjera të Speciales, shkruan Reporteri.net.

Gucati ka konfirmuar se në këto dokumente ka dosje të Speciales, si dëshmitarë dhe elemente që tregojnë se dëshmi ka ofruar edhe shteti serb.

Sipas zyrtarëve të OVL-UÇK, personit që ka lënë këto letra, ia kanë lënë edhe pseudonimin “Rrufeja 2” për shkak se sërish është larguar shpejt.

“Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person , jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshmitarëve pa emër, por me shifra”, tha Gucati.

“E kemi quajtur rrufeja dy për shkak se ik si rrufeja, por s’kemi arrit me e zënë me e dit kush është. Dy kolegë tanë thuajse veç se kanë kap me dit kush është zotëria, por ka ik. Ne që kemi deklaruar edhe më herët, edhe para 10 ditëve se Specialja bashkëpunon kryesisht me Prokurorinë Serbe, Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte.Dy-tri fletë që i kam këtu janë në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze, pra që kanë bashëpunu prokurorët serb, një nga ta është zv/prokurori i Gjykatës së Serbisë. Që ka formu dosje e argumente kinse shqiptarët kanë kryer krime”, shtoi ai.

Duhet theksuar se javën e shkuar u lanë mbi 4000 dosje me dëshmitarë të Speciales, të cilat aktivizuan edhe hetuesit e Dhomave të Specializuara për të bastisur zyrat e OVL-UÇK./Repoteri.net

 

Related posts

Lajmi i fundit: Hiqet ora policore

dardanianews

“Eskalon” Ganja mallkon rëndë Vetëvendosjen “Hëngshi kokat tuaja”

dardanianews

Pasuria milionëshe e Milaim Zekës, 5 banesa, 2 vetura..

dardanianews