17.5 C
New York
October 24, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Parashikimi i Shkëlzen Maliqi: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40 % të votave

Njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Maliqi, komentuar deklaratën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cila tha se ai së bashku me Vjosa Osmanin do të marrin mbi 50 % të votave në zgjedhjet e ardhshme.


Maliqi thotë se kjo është e pamundur pasi rezultatet e marra nga Osmani dhe Kurti, në zgjedhjet e 6 tetorit janë edhe vota të partive ku ata bëjnë pjesë.

Ai thotë se Vjosa Osmani individualisht nuk mund t’i sjellë LVV-së më shumë se 25 mijë vota, ç’ka nuk do t’i siguronte Kurtit as 40%.

“Është vështirë të parashikohet se sa do të rritet vota e përbashkuar e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit përderisa nuk dihet ende se a do të janë në një listë të përbashkët, apo do të garojnë me dy subjekte, ndaras. Në të dy rastet nuk mund të ndodhë përmbledhje e totalit të votave që i kanë marre individualisht me 5 tetor 2019 si kryesues të listave të VV dhe të LDK, sepse një pjesë të madhe të atyre votave i kane pas falë luajalitetit të votuesve ndaj partive respektive, dhe është e paimagjinueshme që Vjosa Osmani të shkëput nga LDK-ja 180 mijë vota për t’a shtuar saldon e fitores së VV përmbi 50%. Me realist është parashikimi që Osmani t’i sjellë VV-së rreth 25 mijë vota maksimum, çka nuk ia siguron Kurtit as 40% sepse as partitë konkurente nuk do të rrinë pa kundërveprime në krijimin e koalicioneve për të rritur votën”, ka deklaruar ai për gazeta blic.

Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, Maliqi, thotë se nuk ka gjasa të ndodhin para pranverës së vitit 2021.

Maliqi parashikon zhvillime dinamike në skenën politike gjatë kësaj periudhe kohe.

Ai thekson dialogu me Serbinë mund të fuqizojë Avdullah Hotin dhe lë në hije LVV-në si dhe parashikon një bashkim PDK-NISMA.

“Me gjasa zgjedhjet nuk do të ndodhin para pranverës së vitit 2021, dhe deri atëherë ka gjasa që të konsolidohet nëse jo koalicioni aktual, atëherë efekti i pozitivitetit që ka sjell Avdullah Hoti në raportet me SHBA-të dhe BE-në, sepse deri atëherë do të mund të ketë zhvillime të rëndësishme rreth marrëveshjes me Serbinë që do t’ia humb ndikimin Albin Kurtit, dhe rifuqizoj Hotin, LDK-në por edhe PDK-në nëse ribashkohet me Nismën e Fatmir Limajt. Skena politike në Kosovë është në fazën e zhvillimeve dinamike dhe jo statike, harrojeni konfiguracion e shpresës së 6 tetorit”, thotë ai.

Ditë më parë ishte kryetari i LVV-së, Albin Kurti i cili deklaroi se së bashku me Vjosa Osmanin do të fitojnë mbi 50 % të votave.

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas përjashtimit nga strukturat e partisë ka thënë se është larguar nga LDK-ja.

 

 

 

Related posts

Enca e thotë hapur, kaq kushton një natë me të

dardanianews

Ekskluzive, Qeveria Me Listë Të Re Masash Emergjente, Bizneset, Shtyhen Pagesat Për Rrymë, Internet, Shërbime -Koronavirusi

dardanianews

Ekskluzive: Emrat e pronarëve të kazinove në Karaçevë!

dardanianews

Leave a Comment