8 C
New York
October 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme Opinione

Lajm “tronditës”, profesori tregon kush e vendosi emrin e Ibrahim Rugovës në “listën e vdekjes”

Gjykata Speciale ka filluar me aksionet e para në Republikën e Kosovës.

Kjo Gjykatë, tashmë ka arrestuar tre persona, Nazmi Mustafë, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë të Holandës është një gjykatë legjitime.

Kështu po vlerëson profesor dr. Enver Bytyçi i cili shton se, legjimiteti i saj është i dyfishtë, sepse ajo është themeluar me ligj kushtetues të parlamentit të Kosovës dhe njëkohësisht ka patur dhe ka mbështetjen e fuqishme të ndërkombëtarëve, kryesisht të miqve të Kosovës, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ata që sot janë nën akuzë për krime, si presidenti i Kosovës, kur është fjala për ta realizuar planin serb të ndarjes së vendit, thërrasin e bërtasin “Ky është projekt amerikan”, ndonëse faktet provuan se projekti ishte serb, mbështetja nga dy presidentët e të dy vendeve, ndërsa solidarizimi ishte i këshilltarit të Trump, John Bolton”, thotë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nëse Thaçi, Rama, Baton Haxhiu e të tjerë sot çdo kompromis me Serbinë e bazojnë te miqësia midis Kosovës dhe SHBA-ve, pse ngritja e Gjykatës qenka ndryshe?!

“Gjykata Speciale u ngrit me insistimin e SHBA-ve. Kur SHBA-të qenkan për Thaçin e mbështetësit e tij Meka e çdo akti politik në Kosovë, pse në rastin e Gjykatës ishte ndryshe?! Kjo do të thotë se presidenti i Kosovës dhe mbështetësit e tij pro-serbë thjesht spekulojnë me miqësinë amerikane, e përdorin atë për interesat e tyre. Për mua njëmijë herë me i ndershëm është ai që kundërshton kur duhet ndonjë qëndrim amerikan ndaj Kosovës, sesa ai që spekulon me miqësinë, për interes të vetin e të Serbisë!”, pohon ai.

Profesori shton se, iniciativa e Thaçit më 2017 për zhbërjen e Gjykatës dhe përpjekjet e tij të sotme për ta denigruar atë, nxorën fytyrën e vërtetë të tij dhe dëshmuan sesa pro-amerikan është ai!

“Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë është instrument me të cilin do të vendoset drejtësia në Kosovë. Kjo do të thotë se liderët politikë të dekadës së fundit nuk pranuan dhe nuk lejuan që drejtësia vendore të vepronte në mënyrë të pavarur. Qytetarët e Kosovës duan të dinë se kush është autor dhe fajtor për vrasjen e Enver Malokut, të shkrimtarit Xhejmal Mustafa, të Smajl Hadarit, Shaban Manajt etj. Kosova dëshiron ta dijë se kush dha urdhrin për sulmin ndaj presidentit Rugova. Kush e plagosi deputetin Fetah Rudi… Pa sqaruar se kush janë autorët e këtyre dhe mbi 100 krimeve të tjera të shënuara në dosjen e Gjykatës Speciale nuk ka qetësi. Ashtu siç nuk ka qetësi pa kërkuar përgjegjësi politike, juridike dhe morale ndaj Serbisë për vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe përdhunimin e 20 mijë grave dhe vajzave të Kosovës”, thekson profesori.

Ai thotë se, Gjykata Speciale u krijua për t’i dhënë Kosovës drejtësi, atë drejtësi që ia mohuan për dy dekada ata që sot janë akuzuar për krime.

“Por këta që deformuan drejtësinë, këta që eliminuan dëshmitarët, këta që u përpoqën ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, këta që sot duan ta destabilizojnë Kosovën për të mbrojtur vrasësit, d.m.th veten e tyre, këta ishin ata që në fund të vitit 1998 dhe fillim të 1999-ës përgatitën lista vdekjesh, lista të personave që ata i quanin si kundërshtarë e tradhtarë të atdheut. Këta ishin që në ato lista vendosën edhe emrin e Ibrahim Rugovës. E motivuan dënimin e tij me “tradhti e bashkëpunim me Serbinë”. Ndërsa tash na del se hartuesit e atyre listave paskan bashkëpunuar me regjimin e Milosheviçit dhe se ato lista ishin produkt i këtij bashkëpunimi”, përfundon profesor dr. Enver Bytyçi.

Related posts

Kjo është shifra e parave që janë mbledhur nga diaspora

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Edhe 32 të prekur nga koronavirusi

dardanianews

Kryetari i OVL-UÇK e fyen keq Albin Kurtin

dardanianews

Leave a Comment