7.7 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Lajme

Ekskluzive: Isa Mustafa mbledh partinë, diskutohet futja e PDK-së në Qeverinë Hoti?

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë sot takim mes kryesisë së ngushtë të partisë, për të vendosur se a do të hyjnë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Burime të GazetësBlic, ekskluzivisht kanë bërë të ditur se Isa Mustafa, do të takohet gjatë ditës me kryesinë e ngushtë të partisë së tij dhe tema e vetme e diskutimit, do të jetë futja apo jo e Partisë Demokratike të Kosovës, në Qeverinë Hoti.

Diskutimi që pritet të bëhet për këtë çështje, është ndarja e pozitave mes tyre dhe partisë së Kadri Veselit dhe mundësia eventuale që AAK-ja e Ramush Haradinajt të përjashtohet nga koalicioni.

Nëse merret vendimi brenda LDK-së, për hyrje në koalicion me PDK-në, kjo e fundit pritet të marrë postin e presidentit, teksa do i jepen edhe disa ministri.

“Isa Mustafa do të takohet sot me kryesinë e ngushtë të LDK-së, për të vendosur se a do të hyjnë në koalicion me PDK-në apo jo. Sipas gjitha gjasave, ekziston mundësia reale që vendimi të jetë pro futjes së PDK-së në qeveri, ku sipas gjitha gjasave, përveç disa ministrive, do e merr edhe postin e presidentit”, i ka thënë GazetësBlic, një burim i lartë brenda LDK-së.

GazetaBlic, ka tentuar të vë kontakt me disa nga krerët më të lartë të LDK-së, për të marrë përgjigje zyrtare nga ana e tyre, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, konfirmoi se i kanë hequr vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Madje, Mustafa u shpreh se në aktualitetin politik, është e domosdoshme zgjerimi i koalicionit qeverisës, për shkak se sipas tij, Kosovën e presin tema të mëdha.

Gjithashtu, Mustafa ka theksuar se përfundimi i mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçi, dhe zgjedhja e presidentit të ri, që mund të bëhet në muajin mars, do të jetë sfidë e papërballueshme për koalicionin aktual, pasi që nuk i posedojnë votat për ta bërë një gjë të tillë.

 

Në anën tjetër, kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, mbrëmë në RTK, konfirmoi se partia në të cilën ai është, do të bëhet pjesë e qeverisë, në rast se i jepet posti i presidentit apo kryeministrit.

“Ne do të futemi në qeveri, nëse do e marrim ose postin e presidentit, ose të kryeministrit”, ka thënë Lushtaku.

 

Zërat për zgjerimin e koalicionit qeveritar me futjen e PDK-së në të, janë shtuar pas zhvillimeve të fundit, të ardhura nga Gjykata Speciale.

Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, u janë propozuar aktakuzat nga ana e Gjykatës Speciale, teksa krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, tashmë janë arrestuar nga ana e kësaj gjykate.

Related posts

Ish-agjenti i SHIK-ut përmend emrat e atyre që tradhtuan “Grupin e Kumanovës”

dardanianews

Lajm i mirë: Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

dardanianews

Edhe një i infektuar me Koronavirus në Kosovë, numri shkon në 17

dardanianews