11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

I kujt ishte hajni që u kap me 12 mijë euro, i PSD-së a i LVV-së? Shikojini fotografitë e tij

Një inspektor në Prishtinë është kapur me 12 mijë euro ryshfet në dorë. Si duket ai i përket kampit të të majtëve. U raportua se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, më pas në grupe të VV-së thanë se është i Partisë Socialdemokrate. Nga kjo parti thonë për Express se Gafurr Rexha kurrë s’ka qenë pjesë e saj. Ndërsa në profilin e tij në Facebook, inspektori i arrestuar ka pasur fotografi në përkrahje të Kurtit në ditën e zgjedhjeve.

Inspektori i Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha, u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Kosovës pasi u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimi.

Por, sipas Gazetës Metro ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës.

Mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, e ka demantuar lajmin se Gafurr Rexha është anëtar i VV-së, duke thënë se ai është larguar nga kjo parti dhe i është bashkuar PSD-së.

Por, zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, për Gazetën Express tha se ai asnjëherë nuk ka qenë anëtar i PSD-së.

”Personi në fjalë s‘ka qenë asnjëherë në PSD. Kjo temë nuk ka të bëjë me PSD-në, andaj nuk ishim përfshirë në këtë diskutim”, tha Kuçi për Gazetën Express.

Megjithatë, asnjëra prej partive nuk e pranon se ai është pjesë e ndonjërës prej tyre.

Por, inspektori Gafurr Rexha dhe gruaja e tij, Dafina Berisha, me anë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, kanë përkrahur haptazi kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Related posts

Reagon ashpër Isa Mustafa, pas sulmeve ndaj Vjosa Osmanit – i del në mbrojte Kryetares së Kuvendit

dardanianews

E pabesueshme deklarata e Dritan Abazoviç për Skënderbeun, ish-kandidati për deputet të LDK-së e quan “qenef” politikanin nga Mali i Zi

dardanianews

Shpërthen ‘vala e dytë’ e infektimeve me COVID-19 në këtë shtet

dardanianews