11.2 C
New York
November 27, 2020
DardaniaNews
Lajmi i fundit

Vritet pronari i “Selo Tours” dhe plagoset baxhanaku i tij, në Novi Pazar

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur kanë vrarë pronarin e një agjensioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Indeksonline mëson se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir, transmeton Indeksonline.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty./Indeksonline/

 

Related posts

Publikohet rezultati 24 orësh, kaq të infektuar janë në Kosovë

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

dardanianews

190 TË SHËRUAR DHE 171 RASTE ME COVID-19!

dardanianews