16.2 C
New York
November 30, 2020
DardaniaNews
Uncategorized

“Probleme familjare”, kjo është e vërteta e vrasjes së Selatin Janjevës në Novi Pazar

Gjatë ditës së djeshme, në Novi Pazar, u vra kosovari Selatin Janjeva, 52 vjeç. Trupi i pajetë i Janjevës është sjellë sot në Kosovë, ku edhe do t’u nënshtrohet procedurave të varrimit. Familja e të ndjerit nuk ka dashur të deklarohet për rastin. Ajo ka thënë se deklaratat e mediave serbe për këtë vrasje nuk janë të vërteta. Por, Express nga persona të afërm me, tashmë, të ndjerin ka marrë detaje rreth këtij rasti dhe në vazhdim jua sjell ato

Trupi i Selatin Janjevës, i cili u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë, është sjellë në Kosovë. Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të varroset sot në varrezat e qytetit në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Express sot ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit. Aty, familjarët nuk kanë dashur që të deklarohen për gazetën, por kanë thënë se pasqyra e gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë nuk është ajo që po paraqitet në mediat serbe.

Mirëpo, Gazeta Express ka marrë detaje tjera për këtë rast, ndryshe nga ato që paraqiten në mediat serbe. Një person i afërt i, tashmë, të ndjerit ka shpjeguar disa detaje rreth arsyes së vizitës së Janjevës ditën e djeshme në Novi Pazar.

Sipas këtij personi, Selatin Janjeva, pronari i kompanisë turistike “Selo Tours”, të enjten e 1 tetorit, paradite u nis për në Novi Pazar. Aty “Selaku” do të merrte pjesë në një seancë gjyqësore.

Arsyeja ishte se gruaja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, po ia kërkonte ndarjen, por ajo nuk ka nënshtetësi shqiptare. Tashmë i ndjeri, Selatini, dje kishte kryer seancën në gjykatë. Por pas saj kishte shkuar në shtëpinë e tij në Novi Pazar, aty ku kohë pas kohe qëndronte gruaja e tij me dy fëmijët.

Por tek dera e shtëpisë së tij në Novi Pazar, Janjeva ishte takuar me burrin e motrës së gruas së tij (baxhanakun). Me të kishte filluar një fjalosje, e cila përfundoi edhe me të shtëna.

Plumbat kishin filluar në mes të “Selakut” dhe baxhanakut të tij. Ky i fundit u plagos në këmbë, duke pësuar disa lëndime në nyje.

Ndërkohë, Selatini Janjeva nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga të shtënat. Këto të dhëna ia ka dhënë Expressit një person i afërt me tashmë të ndjerin.

E ndërkohë për këtë rast, mediat serbe kanë raportuar se gjendja shëndetësore e të plagosurit gjatë këtij rasti është jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton televizioni serb A1TV, personi i plagosur është me inicialet J.P. dhe është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Novi Pazarit me një plagë në këmbë. “Një burrë me inicialet J.P është dërguar në departamentin e kirurgjisë me një plagë në këmbë dhe i janë bërë analizat e duhura. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, i është thënë këtij televizioni për gjendjen shëndetësore, derisa ende nuk dihet autori që ka shtënë.

Novi Pazar, vendi ku u vra kosovari

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë A1 se janë dëgjuar shumë të shtëna.

Ndërsa, e gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë që gjenden në zonën ku ka ndodhur ajo. /Express/

 

 

 

 

Related posts

Vjosa Osmani: Le të ma tregojnë derën edhe e shohim kush po del i pari nga LDK

dardanianews

Përplasja e shefave të grupeve, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj kapen nga distanca

dardanianews

Postim morbid i Fjolla Morinës: Pse o Zot e more Lezen e jo Isën

dardanianews